Arkitekturë
Arkitekti që projektoi e udhëhoqi punët në ndërtesën 30-katëshe të ndërtuar për 15 ditë [video]
Zhang Yue është një njeri shumë punëtor dhe i zgjuar. Një njeri i zgjuar si Yue ka arritur që vetëm brenda 15 ditëve të udhëheq punët për të ndërtuar një ndërtesë 30 katëshe, sipas Wired.com. Me një ritëm kaq të shpejt nuk kishte ndodhur që në historinë e arkitekturës të ngritej një ndërtesë nga themelet e deri në katin e sipërm që i bie të jetë i tridhjeti.
Ai filloi të merrej me arkitekturë derisa ishte student i artit në vitet 1980, por në vitin 1988, me ndihmën e dy partnerëve, duke përfshirë edhe vëllain e tij, Zhang e la botën e artit për të gjetur vend diku tjetër. Kompania që filloi ta drejtonte Yue së bashku me vëllain e tij së pari ishte krijuese e kaldajave, ndërsa sot ajo është njëra prej kompanive shumë të njohura për ndërtim në Kinë.
Në fund të vitit 2011, Broad ndërtoi një ndërtesë prej 30 katesh në 15 ditë. Kjo ndërtesa është ndërtuar me materiale të parafabrikuara, ku puntorët kanë qenë gjatë tërë kohës në lëvizje. Përderisa një pjesë e punëtorëve ngrite katet me këto materiale “të gatshme”, pjesa tjetër e punëtorëve merrej me ngjitjen e dritarëve dhe rregullimin e inventarit. Tani kjo kompani në krye me Zhang Yue synon të përdorë metoda të ngjashme për të ngritur ndërtesat më të larta në botë për një periudhë shumë të shkurt kohore.
Por, nëse bota ndonjëherë do të ndërtojë rrokaqiej 30 katesh në 15 ditë, në 1,000 dollarë për metër katror dhe me rrezik të ulët të punonjësve dhe ku rezultati përfundimtar mund të përballojë edhe një tërmet me shkallë 9,0 do ta tronditë të gjithë botën.
Zhang Yue vazhdon të jetë një prej arkitektëve më të kërkuar në Kinë dhe gjetiu. Shpejtësia me të cilën kompania, konkretisht punëtorët e tij kanë ngritur ndërtesat është e jashtëzakonshme.
/Ndertimi.info/
You must be logged in to post a comment Login