Arkitekturë
Arkitekti i cili e krahason bukën me beton
Gjatë gjithë karrierës së tij, format e paraqitura në punën e Zvi Hecker kanë pësuar ndryshime të mëdha – nga format e ngurta gjeometrike të punës së tij të hershme, si projektimi i tij Ramot Polin dhe Sinagoga në shkretëtirën e Negevit, në veprat e tij me forma më të lira kohëve të fundit si shkolla çifute në Berlin. Megjithatë, Hecker i sheh të gjitha veprat e tij si të varura nga njëra-tjetra dhe të cilat edhe mund të qëndrojnë individualisht, duke e përshkruar veten si “një artist, profesioni i të cilit është arkitektura”. Në këtë intervistë nga kolumna e tij “Qytet i ideve”, Vladimir Belogolovsky flet me Hecker rreth frymëzimeve të tij dhe idetë që mbështesin karrierën e tij.
Në kuadër të intervistës ai përmend frymëzimin e tij nga farat e lulediellit duke treguar se jo gjith herë kishte pasur mundësinë që të sillte në jetë frymëzimin e tij nëpërmjet ndërtesave. Si i ardhur nga Izraeli ai kishte pyetur veten se çfarë mund të sillte tek fëmijët e Berlinit, diçka të natyrshme. Ai kishte menduar për lulediellin, e cila si lule ishte mjaftë e përhapur në Izrael. Kur u përfundua i gjithë projekti, në një vështrim nga lartësia, ndërtesa kishte marrë pamjen e faqeve të një libri të hapur, me rrugët që kalonin në mes të faqeve, dhe aksidentalisht ky dizajn i kësaj ndërtese ishte përshtatur në mënyrë perfekte me emrin e ndërtesës e cila quhej Beth-Sefer, që në hebraisht kishte kuptimin “Shtëpia e librit”.
“Nëse do filloja me idenë e një libri, me siguri do të përfundoja me idenë e lulediellit.” (shprehet ai duke qeshur). Sepse është transformim nga një ide në tjetrën që ndodh në procesin e dizajnimit. Pa marrë parasysh se nga cila mënyrë fillon procesi, në fund llogaritet rezultati. Mund të filloni projekte me “a” për të përfunduar me “k” ose edhe më larg, me “z”.”
I pyetur se çfarë kuptimi ka luledielli për të, pasi që edhe më parë ishte frymëzuar nga ajo, ai shfaq një tregim të shkurtër interesant duke elaboruar arsyen për këtë.
“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ne u dëbuam në Siberi nga territori polak i pushtuar nga Bashkimi Sovjetik. Pastaj u dërguam në Samarkand, në Uzbekistan. Atje pasdite, pas orëve të mësimit në shkollën fillore, unë skicova shtëpitë uzbeke vendase. Kjo ndodhi kur u bëra arkitekt. Ishte një kohë e mungesës së ushqimit dhe luledielli ishte e dobishme … Pra, luledielli ka një kuptim personal për mua. Formimi i farave të saj ndjek sekuencën matematikore të seksionit të artë. Ajo siguron ushqim të madh, ngjyra e saj e gjallë rrezaton në distanca të mëdha … Çfarë tjetër mund të bëjë natyra për ne?”
Duke lavdëruar punën e tij të bërë, gazetari i shtron një pyetje duke i thënë nëse i gjithë ky sukses me këtë ndërtesë ishte një manifestim i punës së tij të deritanishme, dhe ai shprehet:
“Për mua, shpikja më e madhe njerëzore është buka. Merrni miellin, pak tharm, ujë, kripë – asgjë të veçantë – dhe përfitoni ushqimin më të shijshëm. E njëjta gjë është e vërtetë edhe për arkitekturën – përzierni çimento, rërë, ujë – asgjë të veçantë – dhe përfitoni një beton të bukur. Ju e dini, Frank Lloyd Wright ka thënë një herë: “Zonja dhe zotërinj, një tullë është me vlerë dhjetë cent, ma jepnimua, dhe do ta kthej në ar.” Është magjia e transformimit, ajo se çfarë bëni ju nga ajo marrni. Dhe ky proces alkimik është një punë e përjetshme, jo vetëm për një ndërtesë.”
“Në fund të fundit unë jam një artist.” tregon ai. “E dini, arti i vërtetë dhe arkitektura e vërtetë nuk mund të jenë krejtësisht ligjore; shumë shpesh të dyja bien në konflikt të drejtpërdrejtë me ligjshmërinë.”