Aktuale
Arkitekti Francis Kere: Qendra e punës time është vendlindja

Në kuadër të Festivalit të Arkitekturës në Prishtinë, puna e arkitektëve në mënyrën më të mirë po shpjegohet përmes filmave të metrazhit të shkurtër.
Njëri nga ta është “An Architect Between” ( Një arkitekt në mes) i shfaqur për publikun kosovarë në Kino Armata, i cili paraqit punën e arkitektit Franciz Kere, film ky i punuar nga Daniel Schwartz.
Filmi paraqet jetën e popullit te Burkina Fasos gjatë një përditshmërie duke vazhduar me shfaqjen e punës së Franciz Keres në vendin e tij të lindjes.
Keres kishte bërë dizajnimin e një shkolle në Burkina Faso, shkollë për të cilën fliste filmi, një nga projektet kryesore të arkitektit.
Puna e arkitektit tregohet përmes personazheve të ndryshme që kanë një lidhje me projektin.
Projekti i shkollës paraqitet përmes një mësuesi, më pas projekti i tij shfaqet përmes njërit nga punëtoreve të ndërtimit i cili edhe tregon se si kishe përfunduar duke punuar me arkitektin.
Filmi gjithashtu përfshinë skena ku tregohet mënyra e krijimit të tullave në vend.
Filmi i dytë The Design Between (Dizajni në mes) flet për vizitën e Keres në Bukina Faso për të kontrolluar disa projekte ende të papërfunduara.
Më pas arkitekti shfaqet në Berlin, duke treguar se si kishe udhëtuar atje vetëm për një trajnim dhe më pas qëndroi aty për të studiuar arkitekturën.
“Unë jam rritur në Berlin, profesionalisht jam rritur këtu”, thotë ai.
Ai shpjegon për mënyrën se si preferon të punojë, duke thënë se nuk pëlqen të skicojë, tregojë materialet dhe t’i lërë njerëzit të ndërtojnë, ai dëshiron që të jetë aty, duke mbikëqyrur punën.
