Aktuale
Arkitektët që po synojnë t’i pastrojnë oqeanet, duke ripërpunuar mbetjet plastike

Me rritjen e nivelit të detit dhe konsumin e pandërprerë të plastikës, gjendja e oqeaneve po përkeqësohet me shpejtësi. Në vend të hedhjes ose djegies së plastikës, arkitektët Erik Goksoyr dhe Emily-Claire Goksoyr shikuan nëse ekziston ndonjë potencial arkitektonik për ta ripërdorur këtë material. Duke kryer një studim të gjerë në material, dyshja krijojë tri prototipe të postuluara në këtë teori.
Megjithëse akoma është vetëm një tezë modeste ky projekt po aktualizohet nën organizatën “Out of Ocean”. Nga brigjet e ishujve Koster në Suedi, mostrat plastike u mblodhën dhe u studiuan për performancën e tyre të ndryshme për nga ngjyra, struktura, drita dhe transparenca, shkruan “Arch Daily”, transmeton Ndërtimi.info.
Në projektin e tyre të parë me titull “House of Texture”, plastika i nënshtrohet ngrohjes dhe ngjeshjes që shkakton deformim dhe si rezultat, cilësi të ndryshme. Këto fragmente mund të kombinohen së bashku në një mënyrë tektonike të ngjashme si materialet për beton, për shkak të formës së tyre të shtresuar modulare.
Duke përdorur softuerin e modelimit dixhital, studimi përshkroi kanaçe të shumta të grumbulluara me njëra-tjetrën në një mënyrë të rastësishme. Qëllimi i kësaj ishte të tregonte se si çdo kombinim i mbeturinave nga ai breg lokal mund të riorganizohej në mënyra të shumta për të krijuar izolim dhe fasada, duke theksuar jo vetëm materialet e ripërdorimit, por edhe një praktikë të qëndrueshme.
Meqenëse mbeturinat plastike nuk kanë formë të përcaktuar ose metoda të standardizuara të ndërtimit, ekzistojnë mënyra të pafundme të krijimit të materialit për efekte të shumëfishta.
Në ciklet toksike të mbiprodhimit, nocioni i grumbullimit të mbeturinave duket të jetë normal. Megjithatë, projekti ka për qëllim të ndryshojë këtë qëndrim duke transformuar mbeturinat në diçka që është e dëshiruar ose vlerësuar si një produkt estetizues. Ajo detyron arkitekturën të fillojë të bëhet vet një agjenci e aktivizuar në lidhje me ndërtimin mjedisor dhe të qëndrueshëm.
Duke theksuar tiparet vizuale të plastikës në fasadën e ndërtesave, shërben si një kujtesë se ky akumulim është i dëmshëm dhe shpreson të krijojë stimuj për të mbajtur oqeanet pa mbeturina./Ndërtimi.info/
