Aktuale
Arkitektët HyperStaty përfundojnë Akademinë Ndërkombëtare të Kornerstone

Kompania e njohur “hyperStiy Architects” ka përfunduar projektin e Akademisë Ndërkombëtare të Kornerstone, e cila gjendet në qytetin Yinchuan të Kinës.
Kjo shkollë konsiderohet simotër e Akademisë së Bashkuar të krishterë, që njëherësh është një nga shkollat më të mira për fëmijë në Kaliforninë jugore, transmeton Ndërtimi.info.
Me 25 klasa dhe një qendër edukimi tejet të madhe, hapësira e brendshme funksionon si një nivel parashkollor që është projektuar për një numër të madh nxënësish.
Arkitektët janë përpjekur të krijojnë me dizajne sa më detajiste e komode klasat si fusha të mësimit, dhomat e gjumit si zona për fjetje, sheshet e lojërave si fusha stërvitjeje etj. Për më shumë, nuk ka barrë estetike të tepërt dhe ngjyra të theksuara, por është preferuar përdorimi i ngjyrërave natyrale të tokës dhe materialeve sa më miqësore ndaj mjedisit.
I gjithë niveli juglindor i kopshtit është një sallë shumë-funksionale dhe gjithashtu një hapësirë e përbashkët, e hapur për komunitetin fqinj dhe publikun gjatë fundjavave kur organizohen festa nga më të ndryshmet. Edhe prindërit janë të ftuar të marrin pjesë në këto aktivitete.
Arkitektët i kanë kushtuar rëndësi të veçantë edhe projektimit të shkallëve dhe zonave të lojërave. Fëmijët mund të luajnë lojëra në mënyrë spontane, njëkohësisht nga hapësirat e hapura, ata mund të mbikëqyren nga prindërit e mësuesit.
Drejtoresha kinezo-amerikane Maywan Krach, promovon arsimin si një “maratonë” e cila ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara duke e integruar zhvillimin karakteristik të sistemit të avancuar arsimor në nivelet parashkollore, në mënyrë sa më bashkëkohore.
Ajo synon që procesi i të mësuarit të jetë proces përfitues gjatë gjithë jetës që i ndihmon nga mosha e hershme nxënësve ta perceptojnë jetën.
Me ndryshimin e konceptit edukativ në familjet bashkëkohore kineze, pritshmëritë për fëmijët e tyre nuk kufizohen vetëm në akumulimin e njohurive, por gjithashtu shpresojnë që ata të mund të mësojnë nga marrëdhëniet intime, shprehitë e mira dhe personaliteti i mirë gjatë rritjes së tyre./Ndërtimi.info/
