Arkitekturë
Arkipelag i ndërtuar në det, arkitektura e pazakontë në Abu Dhabi
Është shumë e pazakontë të gjesh një arkipelag të ndërtuar në det. Është edhe më e pazakontë të jetë i mbrojtur nga një “ombrellë” që krijon një “shi prej drite.”
Ky është një vend i qetë dhe kompleks. Është një projekt i bazuar në një simbol të madh të arkitekturës arabe: format rrethore (the dome) . Por këtu, me një ndryshim të dukshëm nga tradita, kupola është një projekt modern.
Çatia e dyfishtë me diametër 180 metra, ka një gjeometri horizontale, të përkryer, rrezatuese, ofron pika të ndritura nga drita e diellit. Kupola shkëlqen në diellin e Abu Dhabit.
Arkitekti fitues i çmimit Pritzker Jean Nouvel kërkoi frymëzim për konceptin e Louve Abu Dhabi në kulturën arkitekturore tradicionale arabe. Duke marrë një qasje kontekstuale, Nouvel e projektoi Louvre Abu Dhabi si një ‘qytet muze’ në det. Në total, 55 ndërtesa individuale, duke përfshirë 23 galeri, e përbëjnë këtë “qytet muze”. Fasadat e ndërtesave përbëhen nga 3,900 panele të betonit me fibra ultra të lartë (UHPC).

[©(c)Roland Halbe; Veroeffentlichung nur gegen Honorar, Urhebervermerk und Beleg / Copyrightpermission required for reproduction, Photocredit: Roland Halbe]