Arkitekturë
ArchiEDU organizon për herë të dytë konferencën “BIM” në Prishtinë
ArchiEDU, e cila ofron shërbime të projektimit dhe vizualizimit arkitektonik, organizon për herë të dytë konferencën “BIM” e cila do të mbahet me 3 dhe 4 dhjetor 2019 në Prishtinë, shkruan Ndërtimi.info.
Kjo konferencë ka për qëllim prezantimin se si kompanitë po thellojnë përdorimin e BIM përmes projektimit, ndërtimit, administrimit të objektit si dhe do të ofrojë një vështrim serioz në teknologjitë në zhvillim si realiteti virtual (virtual reality) dhe ai i shtuar (augmented reality).
“Kompanitë kryesuese tani po institucionalizojnë praktikat e bazuara në BIM në mënyrë që ato të kenë një mënyrë të përbashkët për të ushtruar sasinë gjithnjë në rritje të të dhënave për përfitimin e tyre, përfitimin e ekipeve të tyre të projektit, klientëve të tyre dhe tërë kompanisë. Kjo mpreh pyetjen se cilat praktika të bazuara në BIM janë më të rëndësishmet për të mbajtur kontributet e kompanisë të rëndësishme për klientët e saj përballë ndryshimit të teknologjive, kërkesave të ndërtimit, praktikave të menaxhimit dhe kontratave, dhe modeleve të biznesit”, shkruan ArchiEDU.
Pjesëmarrësit do të mësojnë se si të themelojnë BIM si një platformë të re për projektimin, ndërtimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e strukturave në mënyrë që organizata e tyre të jetë e gatshme të adoptojë praktikat e reja që shfaqen dhe janë më të rëndësishme për ta.
Konferenca do të mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë dhe të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e saj mund të regjistrohen duke klikuar “Register Now” në këtë link: https://bit.ly/2RhJ0r8