Connect with us

Aktuale

Arbitrazhi për zgjidhjen e kontesteve nuk preferohet nga bizneset

Published

on

Bizneset në Kosovë e shfrytëzojnë fare pak mundësinë që kanë rreth zgjidhjes së kontesteve të ndryshme përmes arbitrazhit, pa pasur nevojë që t’u drejtohen gjykatave.

Që nga viti 2011, në Kosovë janë hapur disa qendra të arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve biznesore, të cilat mund të shfrytëzohen për t’i shmangur proceset e gjata gjyqësore.

Qendrat e arbitrazhit funksionojnë në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Arian Zeka, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se pavarësisht faktit që këto vitet e fundit rezultatet në këtë drejtim nuk janë të kënaqshme, arbitrazhi tregtar është duke u dëshmuar si metodë efikase e zgjidhjes së kontesteve.

“Numri i rasteve të vogla edhe në Qendrën e Arbitrazhit të Odës Ekonomike Amerikane, por edhe në Tribunalin e përhershëm të arbitrazhit të Odës Ekonomike të Kosovës ka qenë relativisht i vogël. Ky numër i vogël nuk sugjeron që nuk ka pasur konteste midis bizneseve. Besoj që ka pasur konteste, të cilat kanë vazhduar me formën tradicionale të zgjidhjes së tyre përmes gjykatave”.

“Kjo i bie që nuk jemi të kënaqur me arbitrazhin si një metodë më efikase se sa që është gjykata për zgjidhjen e kontesteve”, thotë Zeka.

Edhe Vegim Kraja, sekretar i Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit në Odën Ekonomike të Kosovës, thotë se ka një rritje të interesimit që mosmarrëveshjet biznesore t’i zgjidhin përmes rrugëve alternative, por jo në nivelin e kënaqshëm.
Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se aktualisht në këtë Tribunal janë duke u zgjidhur dy raste.

“Në institucionin tonë administrohen dy raste, të cilat kanë nisur që nga fillimi i vitit të kaluar dhe tashmë janë në zgjidhje e sipër. Palët në këto konteste janë të huaja dhe vendore”, thotë Kraja.

Ndërkaq, Arian Zeka thotë se është koha që ky mekanizëm të vlerësohet dhe të praktikohet më shumë në shoqëri, si një mundësi e zgjidhjes së konflikteve.
Megjithatë, ai tregon disa nga arsyet pse bizneset hezitojnë t’i drejtohen arbitrazhit:
“Duke u munduar që të gjejmë arsyen pse nuk ka shfrytëzim më të madh të arbitrazhit, kemi ardhur te një konkluzion se gjithmonë njërës palë afariste, njërit biznes, i konvenon që mos të ketë një efikasitet të tillë të bizneseve. Bëhet fjalë për bizneset të cilat, ose nuk i paguajnë me kohë detyrimet e tyre, ose janë të prira që të shkelin dispozitat e marrëveshjeve që kanë më biznese tjera. Dhe, në këtë rast ato me çdo kusht mundohen t’i shmangen arbitrazhit”.

Kurse Vegim Kraja tregon për përparësitë që ka zgjidhja e kontesteve nëpërmjet arbitrazhit.

“Arbitrazhi është zgjidhje alternative karshi gjykatave. Është gjykatë private e organizuar prej Odës Ekonomike. Avantazhi i parë llogaritet shpejtësia në krahasim me gjykatat. Gjykatat tona janë të ngarkuara me lëndë, kanë pjesëmarrje më të madhe dhe krahasuar me gjykatat kanë liri më të madhe. Pastaj është me procedurë konfidenciale, jo domosdo bëhet publike, ndërsa puna e gjykatave zhvillohet me dyer të hapura”, shpjegon Kraja.

Ndryshe, në vitin 2007 Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Arbitrazhin, në bazë të të cilit “një mosmarrëveshje mund të zgjidhet përmes arbitrazhit vetëm nëse ekziston një marrëveshje e palëve, me anë të së cilës ato pranojnë që mosmarrëveshja të zgjidhet përmes arbitrazhit”.

Bizneset nuk e preferojnë arbitrazhin për zgjidhjen e kontesteve

Asnjë gjykatë në Kosovë nuk ka të drejtë të ndërhyjë në procedurën e arbitrazhit, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me këtë ligj.

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending