Featured
Arbëria bëhet me park të ri

Komuna e Prishtinës do të krijojë një park në një hapësirë prej një hektarësh në lagjen Arbëria.
Krijimi i këtij parku do t’i kushtojë komunës rreth 500 mijë euro. Detajet se si do të duket parku i ka treguar Mimoza Sylejmani nga zyra për regjenerim urban.
“Këtu do të ketë fusha për lojë të fëmijëve, pasi është e nevojshme sepse nuk ka as lagjja Arbëria këtu dhe as ajo Kodra e Trimave. Po ashtu do të ketë edhe një hapësirë për shah, ku të moshuarit të mos shkojnë në qendër, por të ketë një hapësirë të tyre këtu. Do të ketë edhe shtigje për ecje”, tha ajo për Klan Kosovën.
Ajo thotë se terreni do të rregullohet, ku do të ketë gërmime e mbushje e disa shkallë si dhe qasje për persona me aftësi të veçanta, si dhe do të ketë tualet publik.
Në këtë park do të ketë edhe një pjesë të fitnesit, që do të lidhet me shkallet dhe një shteg të ecjes, do të ketë fushë të futbollit dhe basketbollit dhe përgjatë tyre shtigje te vrapimit.
