Aktuale
Aplikacioni që po ia lehtëson punën çdo arkitekti
Ndoshta asgjë nuk mund ta dëmtojë një buxhet të projektit ose t’i japë pronarëve një siklet sikur rregullimet e kushtueshme të kodeve gjatë (ose në rastin më të keq, pas) ndërtimit. Arkitektët bëjnë çmos që të navigojnë kodet e ndërtimit gjatë projektimit, por nuk mohojnë kompleksitetin e tyre. Projektet duhet të jenë në përputhje me kodet e shumëfishta; kode të ndryshme ndonjëherë edhe kundërshtojnë njëri-tjetrin, duke çuar në dhimbje koke për ekipin e projektimit.
Megjithatë, një faqe interneti e re dhe një aplikacion celulari shpreson të bëjë më mirë kuptueshmërinë dhe përputhjen me kodet e ndërtimit për arkitektët dhe projektuesit. “Zgjidhja që ne ofrojmë është një motor kërkimi i përshtatur për arkitekturën”, shpjegon Scott Reynolds, bashkë-themelues i UpCodes. Me sfondin e tij në arkitekturë, Reynolds ka bashkëpunuar me vëllain e tij Garrett Reynolds-i cili ka një doktoraturë në lëmin e makinerisë dhe përmes UpCodes, çifti kishte synim për të lehtësuar disa nga ato frustrime të shkaktuara nga kodet e ndërtimit”.
Çfarë bën UpCodes është që arkitektët të zgjedhin juridiksionin e tyre dhe kodet e aplikueshme përpara se të përdorin motorin e kërkimit, i cili pastaj integron të dhënat nga të gjitha botimet e kodeve, përfshirë edhe ndryshimet, për të ofruar informacionin e kërkuar. Ky mund të jetë një mjet i dobishëm për kompanitë që kërkojnë të punojnë në juridiksione të panjohura, si dhe për profesionistët e rinj që punojnë për t’u njohur me përdorimin e kodeve të ndërtimit.
“Një pjesë e madhe e misionit tonë ka qenë edhe fuqizimi i arkitektëve më të rinj, të cilët nuk mund të kenë përvojë prej 15 vjetësh dhe njohuri për të punuar në tipologji të caktuara, gjë që u jep mjete atyre arkitektëve që të kenë një kuptim shumë më të shpejtë të kërkesave si dhe të reduktohet një sasi e presionit mbi stafin më të lartë”, ka thënë Scott ReynoldsScott Reynolds ”
Një tjetër tipar i UpCodes është aftësia për të bashkëpunuar me anëtarët e ekipit të projektit përmes një tipari të quajtur “Faqet e Projektit”. Në kuadër të faqeve të projektit, ekipet mund të marrin shënime dhe të komentojnë në seksione përkatëse të kodit dhe t’i ndajnë me konsulentët dhe anëtarët e tjerë të ekipit. Faqet e Projektit mund të përdoren gjithashtu si një mënyrë për të mbledhur dhe ruajtur njohuritë institucionale, veçanërisht për kompanitë që punojnë shpesh brenda një tipologjie të caktuar.
Në të ardhmen, sipas parashikimeve arkitekti do të jetë në gjendje të japë informacione rreth një projekti të tilla si lokacioni i projektit, tipi i zotërimit, etj. Ndërsa mjeti pastaj do të gjenerojë kërkesat përkatëse të kodit për arkitektin që t’i marrë në konsideratë.
UpCodes tashmë po fiton popullaritet në fushën e arkitekturës, me mbi 112,000 kërkime të procesuara deri tani më 2017 dhe numrin e përdoruesve që rritet me 11% çdo javë. Më shumë se 45,000 njerëz në muaj vizitojnë UpCodes, duke shpenzuar gjithsej 220 orë në sajt çdo ditë. Mjeti aktualisht përfshin kodet e ndërtimit për rreth 40 shtete të SHBA-së dhe vëllezërit Reynolds planifikojnë për të shtuar Seattle, Los Angles dhe Denver në të ardhmen e afërt në përgjigje të kërkesës. /Ndertimi.info/
You must be logged in to post a comment Login