Aktuale
Apeli kthen në rivendosje rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve
Gjykata e Apelit e ka kthyer në rivendosje rastin e Pal Lekaj dhe të tjerëve të akuzuar për vepra që ndëlidhen me korrupsion.
Prokuroria pretendon se këto vepra janë konsumuar në kohën kur ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka qenë kryetar i Komunës së Gjakovës, e bashkë me Ismet Isufin, Pashkë Sylën, Bekim Sylën, Teuta Mejzinin, Dafina Thaqin dhe Veli Hajdaragën, kanë manipuluar me shpërndarjen e subvencioneve.
Mirëpo, Gjykata e Apelit, rastin ku akuzohet ministri Lekaj bashkë me 6 persona të tjerë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, e ka kthyer në rivendosje për të cilën vepër, Gjykata Themelore në Gjakovë e kishte konfirmuar aktakuzën.
Ndërsa, sa i përket veprës tjetër të përvetësimit të detyrës, për të cilën edhe Gjykata e Gjakovës, e kishte hudhur këtë pikë të aktakuzës, të njëjtën e ka vërtetuar edhe Apeli.
Kundër vendimit të Gjykatës së Gjakovës, avokatët e të akuzuarve ishin ankuar në Gjykatën e Apelit, pasi që gjykata kishte refuzuar kundërshtimet e aktakuzës dhe provave nga ana e tyre.
Ish-kreu i Gjakovës, Pal Lekaj së bashku me Ismet Isufin, Pashkë Sylën, Bekim Sylën, Teuta Mejzinin dhe Dafina Thaqin akuzohen se duke vepruar si zyrtarë të Komunës së Gjakovës, kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare gjatë shpërndarjes së subvencioneve.
Të njëjtit ishin deklaruar të pafajshëm, për akuzat që ju ngarkohen.




