Aktuale
Apeli i Mitrovicës do t’i trajtojë mbi 40 mijë lëndë të kontesteve pronësore
Mbi 40 mijë raste (lëndë) që kanë të bëjnë me konteste pronësore të rajonit të Pejës dhe të Klinës, që janë humbur si rezultat i një numri të madh të kontratave fiktive, do të shqyrtohen në Njësinë e Gjykatës së Apelit të Kosovës në Mitrovicë.
NSS: Në veri nuk ka ligje, mbretëron “Perëndimi i egër”, shkruan sot, gazeta Zeri.
Me fillimin e punës së Gjykatës Themelore të Mitrovicës, të Prokurorisë Themelore e në veçanti i Njësisë së Gjykatës së Apelit të Kosovës në veri të Mitrovicës ka bërë që vakuumi juridik në veri të Kosovës të hiqet dhe të fillojë funksionimi i sistemit të drejtësisë. Pas 18 vjetëve gjykatat dhe ligjet kanë filluar të funksionojnë në pjesën veriore të Kosovës dhe në këtë mënyrë qytetarët e asaj pjese ndiejnë të drejtën.
Dushan Radakoviq, drejtor i Qendrës për Përfaqësim të Kulturës Demokratike në veri të Mitrovicës, e cila monitoron punën e gjykatave me miratimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka thënë se funksionimi i gjykatave ka qenë nevojë e madhe për qytetarët e pjesës veriore të Kosovës.“Faktikisht pas 18 vjetëve Gjykata dhe ligjet fillojnë të funksionojnë në veri të Kosovës me kapacitet të plotë.
Gjykata fillon punën, është bërë ndarja e zyrave, gjyqtarët paraqiten në punë. Ky është fillim i mirë sepse pas 18 vjetësh mund të ndiejmë se si funksionon një gjykatë, që është nevojë e madhe për qytetarët”, ka thënë Radakoviq për mediet në veri. Ai ka folur edhe për sfidat me të cilat do të përballen gjykatësit e integruar dhe prokurorët…