Aktuale
Anulohet tenderi milionësh për renovimin e stadiumit të Ferizajt, kjo është arsyeja
Është anuluar tenderi për renovimin e stadiumit të qytetit në komunën e Ferizajt.
Sipas Zyrës për Prokurim Publik anulimi i tenderit ka ndodhur për arsye se ende nuk është ndarë buxheti i Kosovës për vitin 2020.
“Drejtoria per Kulture, Rini dhe Sport kerkon anulimin e procedures me qellim te rishikimit te projektit, në bazë të shkresës nga Ministria e Financave për arsyje të mos aprovimit të buxhetit të Republikës së Kosovës jemi të obliguar të anulojmë proceduren e tenderimit”, thuhet në njoftimin e anulimit të tenderit.
Në njoftimi për dhënie të kontratës, që u bë në fillim te janarit të këtij viti tregohet që ky projekt do t’i kushtonte Komunës së Ferizajt rreth 2 milionë euro (1.887.428,00).
Në maj të vitit të kaluar ish- ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, pati nënshkruar një mëmorandum bashkëpinimi me komunën e Ferizajt, për të financuar disa projekte kapitale në vlerë të 4 milionë eurove, pjesë e të cilave ishte edhe renovimi i stadiumit të këtij qyteti.
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë3 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale3 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë3 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë3 days ago
Velipoja me gërmadha, rrënimi i objekteve prishin imazhin në prag të sezonit veor
-
Infrastrukturë3 days ago
Ministria e Infrastrukturës mbështet Vushtrrinë me 600 mijë euro për asfaltimin dhe rehabilitimin e rrugëve