Infrastrukturë
Anulohet tenderi i muajve më parë për trotuaret në Tërrnje
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/rruga-.jpg)
Meremtimi dhe ndërtimi i trotuareve në Komunën e Suharekës dhe trotuarin në Terrnje” nuk do të bëhet edhe për një kohë, shkruan Ndërtimi.info
Kjo meqë Gjykata e Tenderëve ka anualuar dhënien e kësaj kontrate nga Komuna e Suharekës, duke e kthyer këtë aktivitet të prokurimit në Ri-vlerësim. Kjo pasi ishte vërtetuar se Komuna ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).
Se Komuna e Suharekës ka bërë shkelje të Ligjit, ishin edhe pretendimet e operatorit ekonomik, “Am Group”-Suharekë e cila kishte bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Kjo kompani kishte bërë ankesë kundër dhënies së kontratës për operatorin ekonomik “NPT Bamirs”-Suharekë nga Komuna.
Madje, operatori ankuesi kishte thënë se lidhur me tenderin “Meremetimi dhe ndërtimi i trotuareve të Komunës dhe trotuarit në Tërrnje”, Komuna e Suharekës ka vepruar në kundërshtim me nenet 1, 7, 55, 56, 69, 64 dhe 65 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).
Pas kësaj ankese eksperti shqyrtues, vlerëson se Komuna e Suharekës është e obliguar që fondet publike të përdorë në mënyrë ekonomike, duke pasur parasysh qëllimin dhe lëndën e kontratës.
“AK konform nenit 6 të LPP-së ka përgjegjësi për mos shfrytëzim të drejtë të fondeve publike dhe burimeve publike”, thotë ekspertja.
Në seancën për shqyrtim kryesor përfaqësuesi i OE ankuese ka treguar arsyet se pse AK e kishte eliminuar nga ky tender.
“Ne kemi lidhur një kontratë me AK në vitin 2013-kontratë dy vjecare me vlerë 89, 998.80 euro. Në dosjen në fjalë aktiviteti i rpokurimit “Merementimi dhe ndërtimi i trotuareve në komunë dhe trotuari në Tërrnje, me nr. prokurimi 624/17/4106/521, neve nuk na është pranuar referenca e vitit 2014, të cilën AK e llogaritë vetëm 35.000 euro. E që ne realitet ajo është 69, 998.80 euro, për arsye se ne punimet i kemi realizuar në vitin 2014. Nëse kontratat llogariten si 69, 998.80 euro ne plotësojmë kushtet për me qenë fitues. Në ankesën drejtuar OSHP-së kemi bashkangjitur qarkullimin bankar, situcioni i parë dhe i dytë. Ku në situacionin e parë shkruan se AK është vonuar në caktimin e lokacionit të ekzekutimit të këtij projekti. Eksperti ndoshta e ka vërejturm ë fund të raportit shkruan se “punimet kanëfilluar me vonesë nga OE për shkak të mos pajisjes me projekt si dhe përlqimin e Agjencionit Pyjor të Kosovës për shfrytëzimin e hapësisrë së kopshtit botanik”.Referenca që nuk na është llogaritur ka qenë “ndërtimi i kopshtit botanik”, projekt dy vjecarë, kontratë e vitit 2013″, kishte dekarluar përfaqësuesi i operatorit ekonomik ankues në seancën për shqyrtim.
Në këtë seancë fjalën morën edhe përfaqësuesit e Komunës së Suharekës.
“Kërkesa e dosjes së tenderit pika 9.1.1 ka qenë që OE duhet të ofroj dëshmi se ka realziuar projekte në tri vitet e fundit 2014/2015/2016 në vlerën prej 90.000 euro. Oe për këtë periudhë ka ofruar kontrata dhe referenca me vlerë 70.595.34. Sipas LPP dhe rregullace të UOPP, pika 39 kjo konsiderohet këkresë e pa plotësuar dhe për këtë ne e kemi refuzuar ofertën e OE”, ka arsyetuar përfaqësuesi i Komunës së Suharekës.
Megjithkëtë paneli shqyrtues ka kontatuar se OE ankuese ka ofruar listën e projekteve për vitet 2014-2015 dhe 2016, nga e cila dhe vlerëson se Komuna e Suharekës konform nenit 59.2 dhe nenit 72 të LPP-së duhet të kërkoj sqarime shtesë nga OE ankuese, kjo me qëllim të sqarimit të listës së projekteve të ofruara nga OE ankuese.
Po ashtu paneli shqyrtues ka konstatuar se AK-pra Komuna e Suharekës gjatë rivlerësimit të aktivitetit të prokurimit duhet të ketë parasysh interpretimin e Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik tek pyetjet e shpeshta numër 57, ku sqarohet se si mund të përmbushen kërkesat e FDT-së në lidhje me nenin 68 dge 69 të LPP-së.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)