Connect with us

Featured

Anulohet ndërtimi i hidrocentraleve mbi lumin Osum

Published

on

Qeveria shqiptare ka anuluar lejen për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Osum, pas alarmit se këto vepra do të shkatërronin kanionet e Skraparit.Vendimi është komunikuar nga Kryeministri, përmes një postimi në Facebook, që e titullon: Kanionet e Skraparit nuk preken, ndërkohë që ishte paralajmëruar të enjten në mbrëmje dhe nga Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, në emisionin “Opinion”, ku u trajtua kjo çështje.

Në postimin e tij, Kryeministri shpjegon dhe arsyet pse u mor ky vendim, ndërsa lajmëron se personat përgjegjës, për atë që ai e cilëson si një fabrikim kriminal, do të kallëzohen penalisht.

“Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore, e cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallëzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anulohet. Falenderoj qytetarët që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentativë”.

Vetë Ministri i Mjedisit ishte në Skrapar, në zonën ku ishte projektuar për t’u ndërtuar njëri nga hidrocentralet. Ai thotë se pas verifikimit do të kallëzojnë çdo zyrtar të përfshirë në këtë aferë.

“Mënyra sesi kanë funksionuar më parë institucionet brenda shtetit me disa lloj pengesash, me disa lloj partish e me disa lloj tepsish, kanë sjellë që edhe vepra si kjo e sotmja, me një vendimmarrje jashtëzakonisht të dënueshme në kanionin e Osumit, të jetë një vendimmarrje, e cila e ka kaluar në çdo kufi të saj. Do të çojmë për ndjekje penale çdo njeri, këdo zyrtare të shtetit që ka ndërtuar dhe ka lejuar që në disa dokumente të falsifikuara, të ndërtohen këto leje mjedisore, pastaj leja e shfrytëzimit të ujit, e pastaj leja për ndërtimin e këtyre HEC-ve. Gjithashtu do kërkohet edhe ndjekje penale për kompaninë e cila ka manipuluar koordinatat”.

Projekti për hidrocentrale mbi lumin Osum u miratua në Shtator 2013, në qeveria në ikje Berisha. Por në Maj të vitit 2016, Ministria e Energjisë ka miratuar një kontratë e re me kompaninë e interesuar për këtë investim duke e zgjeruar fuqinë e hidrocentralit Bigas-Veleshnjë, nga 0.5 mega në 1.2 mega. Në Dhjetor të vitit të shkuar është miratuar dhe leja për nisjen e projektit për 2 HEC-e nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Për këto procedura, Kryeministri dha këtë shpjegim:“Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qofte kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar”.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending