Featured
Anulohet aktiviteti i prokurimit për renovimin e Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/31274440921_e796fac0dc_b.jpg)
Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës ka anuluar aktivitetin e prokurimit publik për kontratën për sanimin e dëmeve nga era dhe vërshimet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, shkruan Ndërtimi.info.
Sipas njoftimit në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), anulimi është bërë me arsyen se një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit
Sipas njoftimi për kontratë, të publikuar më 18 tetor, kjo agjenci kishte parashikuar rreth 7 mijë euro (6,770.00 Euro).
Kontrata kishte të bënte me pllakat e granitit që janë dëmtuar në sheshin publik dhe shëtitore pranë Lumit, renovimi i ballorëve tek varrezat, sanimi i dëmit të ballorëve të shkallëve, riparimi i pompave të riciklimit të dëmtuara si pasojë vërshimeve, furnizimi me pompë të riciklimit, riparimi i pompës së shatërvanit të dëmtuar si pasojë vërshimeve dhe furnizimi me pompë të shatërvani.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)