Featured
Ankesa për tenderin e ndriçimit të rrugës Babush-Gadime e Epërme
Për tenderin lidhur me “Ndriçimin Publik në rrugën Babush-Gadime e Epërme” janë shprehur pakënaqësi në adresë të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OShP) për dhënien e tenderit operatorit ekonomik “N.Sh M.V.R Elektromontues”-Prishtinë. Tender ky i dhënë nga Komuna e Lipjanit.
operatori ekonomik “NP RISAMONT, pretendonte se dhënien e këtij tenderi ka pasur shkelje Ligjit të Prokurimit Publik. Mirëpo ankesa e këtij operatori është refuzuar nga OShP, pasi që kjo e fundit pas marrjes së ankesës ka shqyrtuar dhënien e tenderit, ku konstaton se vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve është bërë në harmoni me ligjin, shkruan Ndërtimi.info
Gjithashtu në njoftim thuhet se në këtë tender është respektuar edhe kriteri për dhënien e kontratës e që ka qenë tenderi i përgjegjshëm me çmim më të ulët.
Marrjen e tenderit për “Ndriçimin Publik në rrugën Babush-Gadime e Epërme” e kishin pretenduar tre Operator Ekonomik.