Arkitekturë
Amin Taha fiton “luftën” për ruajtjen e ndërtesës ikonike“15 Clerkenwell Close”
Arkitekti Amin Taha ka fituar apelin e tij kundër Këshillit të Islington-it, i cili kishte urdhëruar prishjen e ndërtesës ikonike “15 Clerkenwell Close” në Londër, që ishte edhe fituese e çmimit “RIBA”, transmeton Ndërtimi.info.
Një raport të lëshuar nga zyra e planifikimit thuhet se “’15 Clerkenwell Close’ i është dhënë leja e planifikimit sepse është në pajtueshmëri me të gjitha pikat që më parë ishin aprovuar për këtë objekt”.
Studio e arkitekturës e Tahës, e quajtur “Amin Taha + Groupëork” u detyrua të nisë një apel kundër urdhrit të prishjes që u dha nga Këshilli i Islington në shtator të 2018-ës pas një mosmarrëveshje për fasadën e ndërtesës.
Vendimi i suksesshëm i apelit përfundon betejën e vazhdueshme midis themeluesit të “Groupwork”dhe autoriteteve lokale, për të cilën Taha tha se kishte qenë “e dhimbshme”.
“Beteja ka mbaruar” thotë arkitekti britanik Amin Taha derisa ndërtesa “15 Clerkenwell Close” përfundimisht shpëtohet nga prishja.
Taha besonte vendim i Këshillit për rrënimin e objektit ishte pjesë e një fushate të drejtuar nga kryetari i komitetit të planifikimit të Këshillit të Islingtonit, i cili, sipas tij, kishte një mospëlqim personal kundrejt ndërtesës.
“Vendimi bazohet tërësisht në mendimin fillestar të këshilltarit dhe një grushti fqinjësh”, kishte thënë Taha vitin e kaluar.
Amin Tahës i ishte dashur që fillimisht t’i paraqiste vizatimet fosile për të shmangur prishjen e objekteve.
Blloku Clerkëell përmban tetë apartamente, duke përfshirë shtëpinë e Tahas, si dhe një zyrëne tij arkitekturore Amin Taha + Groupëork./Ndërtimi.info/