Aktuale
Amendamentet e Xhevahire Izmakut sigurojnë mbi 1 milion euro investime në regjionin e Vushtrrisë

Deputetja nga rradhët e PDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Xhevahire Izmaku, është treguar mjaft aktive kur është fjala për projektet investive që do të përfshihen në buxhetin e vitit 2019, të cilat parashihet të realizohen me ndarjet buxhetore pikërisht në komunën nga vjen edhe ajo.
Janë tri amandamente të propozuara nga deputetja Izmaku në projektligjin për buxhetin e vitit 2019 të cilat do të sigurojnë mbi 1 milion euro investime në regjionin e Vushtrrisë, mjete këto që parashihet të ndahen këtë vit dhe viteve në vijim.
Ndër projekte që do të implemntohen si rrjedhojë e këtyre amandamenteve janë ndërtimi i rrethrrotullimit në Magjistralen Prishtinë-Mitrovicë M2, përkatësisht në fshatin Pestovë, që kap një shumë prej 209,514.80 euro.
Përveç këtij projekti, një tjetër do të realizohet në fshatin Smrekonicë, ku parashihet të ndërtohet rrethrrotullimi para dyerve të burgut të Smrekovnicës në vlerë prej 209,514.80.
Një amandament tjetër me rëndësi që është propozuar nga Izmaku është edhe projekti për “Ndërtimin e objektit kolektiv banesor për familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në komunën e Vushtrrisë” me shumat në vijim që parashihet të ndahen për tri vite : Viti 2019 shuma 300.000, për vitin 2020 shuma 200,000 euro, dhe vitin 2021 shuma prej 100,000 euro.
Amandamentet e Izmakut sigurojnë mbi 1 milion euro investime në vitet në vijim në regjionin e Vushtrrisë, pas kalimit të projektligjit për buxhetin e vitit 2019.
