Aktuale
Ambasada e Shqipërisë në Itali: Nuk ka shqiptarë të lënduar nga shembja e urës në Itali

Ambasada shqiptare në Itali deklaron se po ndjek zhvillimet në lidhje me shembjen e urës Morandi në autostradën A10 në Genova.
“Deri tani nuk kemi informacione nëse mes të lënduarve ka qytetarë shqiptarë. “Qëndrojmë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë.
Numri i kontaktit operativ është +39 0686224115,” bën me dije ambasada.
Mediat asin për 11 viktima të nxjerra nga rrënojat, 2 persona janë nxjerrë të gjallë, ndërsa janë dhjetëra të plagosur. Mes viktimave është edhe një fëmijë. Por raportohet se numri i viktimave mund të rritet me kalimin e orëve. Ministri italian i transportit tha se është një tragjedi e thellë. “Po e ndjek me shqetësim situatën në Genova dhe me sa duket është një tragjedi e madhe. Jemi në kontakt të ngushtë me Autostradat dhe po shkojmë në vend me zëvendësministrin Rixi. Ndodhem pranë qytetit në këto orë”, shkroi në Twitter ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Danilo Toninelli.
Ura Morandi u shemb rreth mesditës duke shkaktuar viktima dhe mjaft të plagosur.
Po ashtu për ngjarjen ka folur edhe shofer i quajtur Alberto Lercari, i cili ka parë me sytë e tij gjithë skenën e frikshme. Ai është personi që dëgjohet në video teksa ulëret: O Zot, jo!
Menjëherë pasi regjistroi pamjet e frikshme ai ka dhënë edhe dëshminë e parë për ngjarjen.
“Pashë njerëz që vinin përballë meje me vrap, të terrorizuar nga ajo që kishin parë me sy. Ishte e frikshme, e pashë urën se si u rrëzua”.
Ndryshe, sot në Gjenova të Italisë është rrëzuar një urë duke shkaktuar një katastrofë. Ura është rrëzuar në gjatësi prej afro 100 metrash.
Ministri i Transportit në Itali, Danilo Toninelli tha se po duket sikur të jetë “tragjedi e pafund”, teksa burimet brenda policisë thonë se janë të paktën 10 të vdekur e shumë të bllokuar, ndoshta të gjallë, brenda rrënojave.
Dëshmitarët i kanë thënë televizionit publik italian se kishte radhë trafiku në urë në ato momente.
Ndërsa, burime tjera në ambulancat lokale kanë thënë se janë “dhjetëra të vdekur”, shkruan BBC.
Video të shumta po tregojnë se si ura është rrëzuar. Pjesa e rrëzuar e urës ka rënë mbi binarë, që sipas agjencisë së lajmeve AFP, bashkë me pjesën e urës kanë rënë automjete dhe kamionë.
Ura, e njohur me emrin “Ura Morandi”, është ndërtuar në vitet e ’60-ta si pjesë e rrugës A10. Ajo është rrëzuar pak para drekës, teksa binte një rrëbesh shiu.
