Aktuale
Ambasada e SHBA-së: Ndërtimi i “Kosovës së Re” do t’i shpëtojë 300 milionë euro në vit
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/TC_Kosova_e_re.jpg)
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka mirëpritur marrëveshjen e djeshme mes Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global për ndërtimin e Termocentralit “Kosava e Re”, që sipas kësaj ambasade paraqet një hap shumë të madh drejtë sigurisë energjetike në Kosovë.
Ambasada e SHBA-së thekson se Kosova çdo vit humb 300 milionë euro për shkak të furnizimit të pasigurtë me energji elektrike.
“Pasiguria energjetike është një nga pengesat më të mëdha të Kosovës për zhvillimin e saj ekonomik. USAID-i ka porositur studime që kanë përllogaritur se humbjet ekonomike të Kosovës shkojnë në 300 milionë Euro në vit për shkak të furnizimit të pasigurtë me energji elektrike. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka punuar me Kosovën që nga viti 2003 që t’ia sigurojë asaj të ardhmen energjetike, dhe ka përkrahur përsëritje të ndryshme të këtij projekti që nga viti 2006.”, thuhet në një deklaratë të kësaj ambasade.
Kjo ambsadë më tutje përmend edhe disa përfitime që do t’i ketë kosova nga ky termocentral.
“Projekti “Kosova e Re” do të përmbushë standarde të rrepta evropiane për efektshmëri dhe emisione, dhe do të jetë në përputhshmëri me studimet e Bankës Botërore që tregojnë se thëngjilli është opsioni më i përballueshëm për Kosovën. ‘Kosova e Re’ poashtu do të mundësojë që më shumë burime të energjisë së ripërtëritshme të integrohen në sektorin e energjisë në kuadër të përkushtimit të Kosovës për përdorim të 25% të energjisë së ripërtëritshme deri në vitin 2020, dhe për mbylljen përfundimtare të termocentralit “Kosova A”, dhe me këtë zvogëlimin e mëtutjeshëm të emisionit të karbonit në Kosovë”, nënvizon ambasada.
SKur të përfundohet, “Kosova e Re”, sipas Ambasadës së SHBA-së, do të jetë investimi më i madh i huaj privat në historinë e Kosovës.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)