Aktuale
“Amazon” përdor robotë për t’i larguar punonjësit nga puna

Një raport tregon se Amazon përdor një sistem robotik për të matur performancën e punonjësve dhe për ti pushuar ata nëse nuk përmbushin standarde të caktuara.
Një raport tregon se Amazon përdor një sërë matjesh të rrepta për të ndjekur jo vetëm performancën e punëtorëve në depot e saj, por për ti pushuar ata nëse nuk përmbushin standarde të caktuara.
Në një nga qëndrat e vendosura në Baltimore, hetimi zbuloi se rreth 300 punëtorë me orar të plotë u pushuan për joefikasitet midis 2017 dhe 2018, një shifër që përfaqëson 10 përqind të fuqisë punëtore të përgjithshme të fabrikës. Sipas dokumenteve të marra nga The Verge, shkarkimet si ato të vërejtura në Baltimore mund të ndodhin pa përfshirjen e një mbikëqyrësi.

Përdorimi i një mjeti të quajtur “detyra e largimit”, sistemet e Amazon nuk mund të përcaktojnë vetëm se sa gjatë duhet që punonjësit të kryejnë skanimin e pakove ose detyra të tjera, por gjithashtu mund të dërgojnë paralajmërime të automatizuara tek ata. Gjithashtu ky sistem është i autorizuar të pushojë punonjës nga punamin e tyre nëse ata nuk shfaqin performancën e duhur në punë.

Ndërsa Amazon ka qenë prej kohësh i njohur për përdorimin e matjeve të rrepta për të ndjekur performancën e punonjësve të saj, raporti paraqet një të dhënë të re e cila vendos kompjuterat në një pozitë të autoritetit mbi rolin e tyre në kompani. Raporti i ndjekjes së metodave të rrepta të Amazon dhe shkarkimeve automatike vjen me kohë veçanërisht të spikatur, pasi kompania kohët e fundit shpalosi planet e saj për të përmirësuar shërbimin dy ditor të saj të shpërndarjes në vetëm një ditë.

Punëtorët në depot e Amazon nuk janë segmenti i vetëm i më shumë se 600,000 punonjësve të kompanisë, të cilët kanë cituar standarde të vështira dhe jo të shëndetshme të punës.

