Connect with us

Aktuale

 Aliu: Punimet në hidrocentrale po bëhen me shumë shkelje ligjore

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka paraqitur sërish problemet që janë duke vazhduar me degradimin e pellgjeve lumore në kurriz të banorëve e balancit ujor.

Aliu në një konferencë për medie ka thënë se me rënien e Qeverisë është krijuar përshtypja e rrejshme e qetësisë nëpër institucione.
Sipas tij, vëmendja mediatike është drejtuar kah deklarimet paraelektorale teksa disa mekanizma janë duke funksionuar me zell të madh në degradimin e ambientit, konkretisht lumenjve.

“Dje pata rastin të jem në vizitë në Shtërpcë, sërish në vizitë për punimet rreth hidrocentraleve që po ndërtohen atje, punë këto që qytetarët atje po i kundërshtojnë tash e sa kohë. Kundërshtimi i tyre i pandërprerë dhe i drejtë ka bërë që të rritet një sensibilizimi edhe në shoqërinë civile” – ka thënë Aliu.

Ai ka thënë se për çështjen e hidrocentraleve të reja kudo në Kosovë deri më tani është protestuar dhe ka pasur edhe raportime në komisionet parlamentare.

Aliu ka deklaruar se punimet në hidrocentrale janë duke u bërë me shkelje të shumta ligjore dhe pa ndonjë analizë ujore dhe mjedisore.

“Para një muaji Avokatit i Popullit ka paraqitur kërkesë për masë të përkohshme në punimet ndërtimore në hidrocentrale, kërkesë kjo që deri më tani është pa përgjigje. Ministria e Mjedisit dhe planifikimit hapësinor arsyetohet se nuk ka mandat të marre vendime për shkak se janë në pritje të përgjigjes nga Gjykata kushtetuese. Në ndërkohë që dikasteret e tjera apo edhe i njëjti kur bëhet fjalë për dhënie të lejeve funksionon shumë mirë. Këta po gjejnë lloj-lloj arsyetimi banal dhe cinik kur bëhet fjalë për të ndaluar diçka të keqe në këtë vend. Në ndërkohë që në ministri përpiqen të arsyetojnë heshtjen, në terren vazhdojnë punimet”

“Në Shtërpcë dhe Biti po vazhdon të punohet që të fusin plotësisht lumenjtë në gyp. Lepenci dhe lumenjtë e vegjël Kallugjer dhe Bolovan janë jetë për banoret atje dhe ata kanë të drejtë në kërkesën e tyre. Ata janë të mbështetur për muri pasi i vetmi ujë qa u kalon pranë po u merret. Sasia e ujit në këta lumenj është e vogël, ajo rritet vetëm në muajt e shkrirjes së borës, ajo shërben për pije dhe për ujitje për qytetarët atje. Ata kanë fermat e tyre, kopshtet dhe plantazhet e mbjella me mjedra dhe pemë tjera, qe varen drejtpërdrejtë nga ai ujë. Në ata lumenj ka edhe troftë dhe ai ujë e mban gjallë tërë ekosistemin përreth. Është e pakuptimtë se cila mendje ka marrë atë vendim për ti futë në gyp ata lumenj”, është shprehur Aliu.

Më tutje, Aliu ka thënë se nuk mund të besojmë që ka ndonjë ekspert që në mënyrë të mirëfilltë i trajton dhe vlerëson nevojat për atë ujë.

“Nuk mund të besojmë që ka ndonjë ekspert që mirëfilli trajton dhe vlerëson nevojat për atë ujë dhe vlerëson të mundshëm hidrocentralin, e njëjtë edhe për institucionin. I tërë ai dëm për banorët duke i lënë pa ujë vetëm që dikush privatisht të përfitojë. Kjo është tejet kriminale dhe nuk duhet të shpëtojë pa u hetuar. Këtu ka çështje hetimi. Sot shteti nuk funksionon apo më mirë të themi funksionon vetëm në dobi të dëmit. Në emër të një vakumi institucional tani po vazhdon degradimi i cili në Kosovë ndodhë tash sa vite. Lumi Bistrica në Shalë të Bajgores tanimë është mbyllë, është futë në gyp dhe banorët atje kanë reaguar dhe reagojnë në vazhdimësi. Të njëjtën duan ta bëjnë kudo në Kosovë. Situata plotësisht e rënduar paraqitet në Lumbardhë të Deçanit. Aty ish-ministri së bashku me sekretarin e Ministrisë së Mjedisit i kanë kërkuar jashtë çdo rregulle e norme ligjore Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që t’ia zgjasë afatin edhe për tre muaj kompanisë ‘Kelkos’ gjoja për të plotësuar kushtet. Të gjithë që punojnë në këtë fushë dhe banorët po ashtu e dinë që për tre muaj ‘Kelkos’ nuk mund të bëj asgjë lidhur me degradimin e madh që ka shkaktuar”, ka deklaruar Aliu.

Aliu ka theksuar se Inspektorati për ujërat dhe Autoriteti i pellgjeve lumore në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk mund të fshihen pas faktit që nuk dihet a kanë ministër apo jo.

“As pas ZRRE-së. Ligji për ujërat i njeh ata përgjegjës për të vepruar. Respektivisht për të ndalur punimet aty ku po dëmtohen pellgjet lumore, apo ka raportim për degradim e shkelje të autorizimeve. Andaj, t’i ndalojnë këto punime. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mjedisin por bëhet fjalë për drejtpërdrejtë jetën dhe ekonominë e qytetarëve dhe për këto shkelje duhet ta kenë të qartë se nuk do të mund ti shpëtojnë hetimit dhe drejtësisë”, është shprehur Aliu.

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending