Aktuale
Aliu kritkohet që nuk bëri asgjë ndaj ndërtimeve pa kritere

Rrjeti i OJQ-ve “Avonet”, subjektet opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë kritikuar qeverisjen lokale të kryetarit Agim Aliu për qeverisjen gjatë vitit 2018.
Kenan Gashi, drejtor në OJQ “Avonet”, nëpërmjet një komunikate për media ka thënë se kryetari i Komunës, Agim Aliu, gjatë vitit të kaluar ka dështuar ta realizojë projektin për pavarësimin financiar të shkollave, në hapësirat publike të qytetit, projektin e ujësjellësit në fshatrat Bibaj, Sojevë, Dardani, Mirosal, Zllatar etj.
Sipas tij, Komuna e Ferizajt ka dështuar ta parandalojë korrupsionin dhe të krijojë rregull brenda institucionit, derisa zyrtarët e saj nuk e respektojnë orarin e punës.
“Kryetari Aliu ka premtuar se do të marrë masa të ashpra ndaj ndërtimeve pa kritere, mirëpo vetëm se është rritur ky avaz i vjetër duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve. Kryetari Aliu, po ashtu, ka dështuar edhe në transparencë derisa ka premtuar se çdo vendim do ta marrë në bashkëpunim me qytetarët, pastaj vazhdimisht ka injoruar shoqërinë civile megjithëse gjatë fushatës zgjedhore pati premtuar se do të jetë partner serioz për shqyrtimin e kërkesave të tyre. Pastaj gjatë 2018-s ka dështuar gjatë rekrutimit të shërbyesve civilë, derisa përzgjedhja e tyre është bërë pa kritere të kualifikimeve”, ka thënë nëpërmjet komunikatës Gashi.
Opozita dhe shoqëria civile e cilësojnë të dështuar qeverisjen e 2018-s
