Aktuale
Agim Aliu ia prishë sheshin 1 milionësh Muharrem Svarqes

Pllakat prej betoni me të cilat u shtrua sheshi i ri në qendër të Ferizajt nga ish-kryetari Muharrem Svarqa, pritet t’i heq një, nga një kryetari i ri Agim Aliu.
Afro 1 milionë euro të investuara në projektin, për lirimin e rrugës kryesore nga veturat, që u realizua gjatë fushatës zgjedhore duket se do të shkojnë huq.
Sheshi në qendër të Ferizajt, që nis nga sheshi “Adem Jashari”, apo platoja para komunës, e që mbaron tek Gjykata Themelore, mund tëhiqet tërësisht, ndonëse ka shumë më pak se një vit prej se është ndërtuar dhe ende nuk janë bërë të gjitha pagesat për kompanitë ndërtuese, shkruan Infokusi.com
Krejt kjo pasi qeverisja e re po vlerëson se me bllokimin e rrugës kryesore përmes qytetit ka shkaktuar kaos në rrugët e tjera në këtë komunë.
Drejtori i infrastrukturës në komunën e Ferizajt, Arbër Bytyçi ka thënë se planifikimi jo i duhur dhe mos analizimit të mirë i gjendjes së ndërtimit të këtij sheshi në Ferizaj, rrezikon që të shkatërroj këtë shesh të sapo ndërtuar.
“Ka qene një planifikim i keq nga qeverisja e kaluar nëkomunën e Ferizajt, për ndërtimin e këtij sheshi. Ndërtimi i këtij sheshi ka bllokuar dhe shkaktuar kaos nëpër rrugët e tjera të Ferizajt. Kemi ankesa të shumta nga qytetarët, dhe ne si drejtori e infrastrukturës jemi në fazën e analizës, e cila do të shikoj edhe njëherë gjendjen, dhe do të vijmë deri në një vendim”, ka thënë Bytyçi.
Ndonëse ende nuk është marrë vendimi përfundimtarë ai vlerëson se më i rëndësishëm është interesi i qytetarëve se dëmi që mund ti bëhet komunës.
“Nuk është në interesin tonë që të mendojmë se do të jetë një shumë e madhe që do të qohet dëm. Qeverisja e kaluar është dashur ta mendoj, dhe detyrë e jona është që të jemi në shërbim të së mirës qytetare dhe jo tëshkaktojmë kaos. Ky shesh ka cilësi dukshëm të dobët krahas sheshit që ka qenë më parë. Sigurisht që ndërtimi i këtij sheshi u bë pa analizim të gjendjes nëmënyrë që të përfitohet në kohën e fushatës zgjedhore nga partia në largim”, ka theksuar Bytyçi, shkruan infokus
Por, shkatërrimi i këtij sheshi dhe kthimi i tij në gjendjen e mëparshme duket të jetë gogja problem i madh.
Sipas drejtorit të infrastrukturës janë disa procedura ligjore të cilat duhet ndjekur të cilat mund të shkaktojnë pak telashe, ngase sipas tij pagesa për ndërtimin e këtij sheshi ende nuk ka përfunduar.
“Nuk ka ende afat të prerë për marrjen e vendimit se kur do të bëhet shkatërrimi i këtij sheshi, tani për tani jemi në fazën e analizës.Janë disa procedura ligjore të cilave nuk mund t’i shmangemi, janë kontratat atyre të cilave duhet ti përmbahemi. Pagesa e shumës për ndërtimin e këtij sheshi ende nuk ka përfunduar”, ka thënë Bytyçi.
