Connect with us

Aktuale

Aliu akuzon Shpend Ahmetin për ndërtimet pa leje në Prishtinë

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, se po lejon ndërtime pa leje në kryeqytet për përfitime të veta.

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Vokrri, në një konferencë për medie ka thënë se pjesa shtesë e kompanisë Albi Mall është ndërtuar pa leje dhe se Ahmeti e ka promovuar këtë kompani.

“Sa për rikujtim, fjala ishte për pjesën më të rëndësishme të punimeve që aktualisht po zhvillohen aty e për të cilat nuk ka leje të cilët duhet ta jap Komuna’’, thotë ai.

Për gjithë këtë thotë të kenë dyshime që Ahmeti është aksionar në kompaninë që ka sjellë disa brende botërore në këtë kompani.

Tutje në këtë konferencë u tha se dy ditë pas kasaj akuze pubike, kryetari i Komunës është shfaqur në rrjetet socile duke i bërë reklamë të njejtave bizense.

“Brendi në fjalë nuk është as i pari as i fundit, por shtrohen pyetje pse i bëhet reklamë pikërisht këtij brendi, pikërisht në Albi Mall nga kryetari i komunës. Ardhja e brendeve të njohura në Prishtinë, është lajm i mirë por pse i bëhet reklamë pikërisht këtij brendi, pikërisht në Albi Mall. Lind pyetja mos kryetari është aksionar aty, mos ka ndonjë familjar. Kjo na shton dyshimet për lidhje korruptive. Mund të jetë fjala për punësim të ndonjë familjari të kryetarit në ‘Albi Comerce’”, tha Vokrri.

Ai shtoi se e gjithë kjo rrjedhë e ngjarjeve shton dyshimin për një lidhje  korruptive në këtë mes.

“Ne kemi informacion të cilin jemi në proces të konfirmimit dhe fjala është për një interes të ngusht  të kryetarit të komunës me Albi Mallin, mund të jetë për një punësim të një familjari të afër të krytarit’’, tha Vokrri.

Lejimi i ndërtimeve të tilla po e shqetëson edhe deputetin Liburn Aliu, i cili ishte drejtor i Urbanizmit në këtë komunë. Ai ka akuzuar Shpend Ahmetin se po mundëson të ndërtohen pa leje dy objekte, një në rrugën “Agim Ramadani” dhe tjetrin në rrugën “UÇK”.

E prapa këtyre ndërtimeve, sipas Aliut, ka diçka më të madhe, derisa ka pyetur Ahmetin nëse ka kjo lidhje me presidentin Hashim Thaçi apo kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Ajo që kam arrit të vërej kohët e fundit në qytet është tejet shqetësuese. Bëhet fjalë për dy objekte që kanë qenë simbole të ndërtimeve pa leje dhe degradimit të qytetit të Prishtinës Janë në qendër të Prishtinës, njëra në rrugën “Agim Ramadani” dhe objekti tjetër në rrugën e “UÇK”-së. Ndalimi i ndërtimeve pa leje ishte pikënisje e ndryshimeve në Prishtinë. Shpendi e di mirë për telefonatat që kemi pasur nga njerëzit e politikës, edhe për këto dy objekte. Është e pamundur që Shpendi të mos jetë i informuar për Albi Mall dhe për këto dy ndërtesa”, tha Aliu.

Aliu vlerësoi se këtu kanë të bëjnë me rikthim të degradimit të së shkuarës në Prishtinë.

“Shpendi po qeverisë ashtu siç u qeveris dikur në Prishtinë. Shpendi po i ngjan Ramushit. Vendi për nga qeverisja po i përngjanë Rmushit. T’iu ngjashë atyre duhet të jesh në gjendje të thyesh shumë kufij dhe nuk ndalon kjo vetëm me ndërtimet pa leje. Dua t’i bëjë një pyetje të drejtpërdrejt Shpendit, sepse dua të di se çfarë po ndodhë në qytet. Pasi që me këtë që po shoh pres që së shpejti të gurthejë diçka edhe më e madhe. Nuk është thjesht ndërtim pa leje, ka diçka mbrapa. Duke e kujtu kohën në të cilën kemi kalu, unë e di që ka diçka shumë më tepër mbrapa. Do të shpërthej diçka së shpejti. Prandaj, bëjë pyetje, ndërlidhet kjo me kryeministrin Ramush Haradinaj apo Presidentin Hashim Thaçi”, potencoi Aliu.

https://ndertimi.info/vv-sulmon-shpend-ahmetin-per-ndertimet-pa-leje-dhe-mungese-te-transparences/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending