Connect with us

Aktuale

Alarm për ura të vjetra në Kosovë, e konfirmon Ministria e Infrastrukturës

Published

on

Tragjedia që ndodhi në Gjenova të Italisë ku si pasojë e shembjes së urës humbën jetën 43 persona, 2 prej tyre shqiptarë ka ngritur alarmin dhe frikën për gjendjen e autostradave dhe urave në gjithë Evropën. Tragjedia në Itali ka qenë alarm edhe për shtetin e Kosovës.

Shkruan: Shkëndije Ahmeti

Shembja e urës së Morandit, e gjatë një kilometër dhe e lartë 90 metra ka sjellë reagimin e Ministrisë së Infrastrukturës në Kosovë për të hedhur sytë kah siguria e urave në vend.

Shefi i Kabinetit të Ministrisë së Infrastrukturës, Argjend Zejnaj i tha Ndërtimi.info se do të shikojnë mundësitë për ndërhyrje urgjente në objektet e vjetruara të urave që mos të përballen me situata të palakmueshme.

E për këtë, Zejnaj ka thënë se do të zgjedhin ekspertët e fushës për të bërë ekzaminimin e të gjitha urave dhe marrjen e masave sipas gjendjes në të cilën gjenden urat.

Alarmi i bazuar që sot është ngritur në Evropë në lidhje me gjendjen e urave pas rastit tragjik në Gjenova të Italisë është edhe për neve një këmbanë alarmi që sigurisht se ka objekte të vjetruara të urave që do të shikohet mundësia të ndërhyjmë me urgjencë që të mos vijmë deri në të tilla pamje te padëshiruar. Si Ministri do të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm dhe të shpejt, duke zgjedhur ekspertë të fushës për të bërë fillimisht ekzaminimin e të gjitha urave dhe marrjen e masave me radhë sipas gjendjes së tyre, disa nga të cilat situacione tashmë veç janë sa i përket qëndrueshmërisë së urave në Kosovë”, ka thënë Zejnaj.

Kosova po zotëron 349 ura të vjetra, që datojnë qysh në vitet e ’70-ta. E që sipas Zejnajt, matjet e qëndrueshmërisë së këtyre urave  është e rregullt.

Veç këtyre urave të vjetra, në Kosovë janë edhe 20 ura të reja dhe ura 6 kilometërshe që po ndërtohet në Autostradën “Arbën Xhaferi” e që është më e gjata në Ballkan.

Në Republikën e Kosovës, nëpër të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale janë gjithsej 349 ura të vjetra. Nr. dominant i tyre daton rreth viteve të ’70-ta. Sa i përket mirëmbajtjes së tyre dhe matjeve të qëndrueshmërisë, (edhe para se të ndodhë rasti më urën në shtetin e Italisë) është relativisht i rregullt. Për këtë problematikë, Departamenti për Menaxhimin e Rrugëve, gjegjësisht Divizioni i Ndërtimit dhe Rekonstruktimit të Rrugëve është organi i cili merret me mirëmbajtjen e tyre dhe e trajton gjendjen e urave në të gjithë Republikën e Kosovës por me theks të veçantë gjendjen e disa prej tyre me emër të cilat janë shumë më të rënduara në pikpamje të qëndrueshmërisë së tyre. Ura të reja janë 20”, tregoi Zejnaj për Ndërtimi.info

Për mirëmbajtjen e urave është ndarë një fond i veçantë por që është i pamjaftueshëm për të bërë atë që këto ura kanë nevojë.

Ju informoj se deri në këtë vit kujdesi për urat ka qenë në kuadër të mirëmbajtës së rrugëve (mirëmbajtja verore dimërorë që quhet brenda Ministrisë së Infrastrukturës) por pas kërkesës së divizionit të sipër cekur në vitin e kaluar, për mirëmbajtjen e urave është ndarë një fond i veçantë i cili fond nuk është i mjaftueshëm për të bërë atë që këto ura kanë tepër nevojë e që është rikonstruktimi apo mirëmbajtja e tyre”, ka theksuar Zejnaj.

Kurse, shteti i Shqipërisë menjëherë pas shembjes së urës ka nisur që të marr masa për urat në vend e që ekzistojnë një mori urash që janë ndërtuar më shumë se 50 vjetë më parë e nëpër të cilat kalojnë tonazhe të ndryshme, gjë të cilave iu mungon edhe raporti se çfarë peshë mund të përballojnë ato duke pasur parasysh edhe vitet që kanë kaluar.

Përveç urës së Vorës që rrezikon të shembet, sipas specialistëve atje është edhe ura në Kukës që lidh pjesën verilindore të vendit duke përfshirë edhe Kosovën e vendet e  tjera është mjaft e amortizuar.

Rrezik për qytetarët është edhe ura e ndërtuar mbi Drinin e Zi.

Një problem mjaft të madh paraqet edhe ura, e cila lidh Milotin me Lezhën, urë e cila lidh mjaft fshatra të Mirditës. Dhe po ashtu edhe ura e Tapizës e cila është pjesë e nysje kryesore që lidh kryeqytetin shqiptar me zonat tjera.

Këmbët e kësaj ure prej vitesh janë të konsumuara, por askush nuk është përkujdesur për ta rikonstruktuar atë, apo edhe për të ndërtuar një urë të re. I vetmi investim në këtë urë janë hedhja e pak metër kubve asfalt për të evituar gropat e krijuara herë pas here.

Një urë tjetër që paraqet mjaft rrezik është edhe ura e Dragotit e cila lidh jugun e vendit me juglindjen. Kjo urë është e ndërtuar në vitin 1936 nga italianet, por në atë kohë ka pasur edhe një tabelë në të cilën shkruheshin edhe udhëzimet e përdorimit të urës, por që më pas janë larguar nga të rinjtë e autoritet të rrugëve. Ura e dragoit lidh Gjirokastrën me Përmetin, Këlcyrën, Lesovikun, Ersekën dhe Korçën prej më shumë se 70 vjetësh nuk ka parë rikonstruksion, rikonstruksioni i fundit është bërë në vitin 1947. Qe prej asaj kohe askush nuk ka marrë asnjë masë për të.

Pas tragjedisë së shembjes së urës në Gjenova të Italisë, renovimin e urave ka vendosur ta bëjë menjëhere edhe Bullgaria. Kjo e fundit ka vendosur të rinovojë më shumë se 200 ura.

Një total prej 211 urave, shumica e të cilave janë ndërtuar 34 apo 40 vjet më parë janë në gjendje të keqe, ka thënë ministria për Zhvillim Rajonal në një takim qeveritar.

Në Francë, ministrja e transportit ka paralajmëruar se rrjeti i rrugëve është në gjendje kritik pas një studimi të kryer së fundmi nga qeveria franceze sipas të cilit, një e treta e urave të vendit kanë nevojë për riparime dhe se 841 të tilla përbëjnë rrezik potencial.

Në Itali, rreth 300 ura janë në rrezik shembjeje, përfshirë edhe një urë afër agrixhentos në Siçili, projektuar nga i njëjti arkitekt që qëndron edhe pas urës së Gjenovas. Autoritetet siciliane kanë mbyllur strukturën për shkak të dëmtimit të kolonave.

Në Gjermani, një raport i hartuar nga instituti federal për kërkime autostradale doli në përfundimin se 12.4 për qind e urave të vendit ishin në gjendje jo të mirë dhe vetëm 12.5 për qind konsideroheshin në gjendje të mirë. Shumë nga urat janë ndërtuar në vitet 60-70 dhe një trafik si ky i sotmi nuk ishte imagjinuar.

Në Gjermaninë lindore situata është më e mirë për shkak të punimeve të kryera në vitet 90 dhe 2000, pas ribashkimit. Në anën tjetër, në Holandë, ka shqetësime për gjendjen e urave që mirëmbahen nga autoritetet lokale, por ato nën kontroll qeveritar konsiderohet se janë në gjendje të mirë./Ndërtimi.info

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending