Aktuale
AKP ua miraton statutin “Ndërmarrjes Shoqërore” për 5 ndërmarrjeve

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit dje mbajti mbledhjen e rregullt, me ç‘rast diskutoi dhe shqyrtoi rekomandimet e Njësisë së Auditimit të Brendshëm duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së rekomandimeve dhe përkushtimin në monitorimin e tyre.
Bordi në këtë takim u njoftua lidhur me zhvillimet e fundit në AKP, në të njëjtën kohë miratoi listën e Shitjes së Aseteve në Likuidim 43 për t’u shpallur për shitje së shpejti sipas procedurave. Për më tepër në këtë takim Bordi shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e Shitjes së Aseteve në Likuidim 40.
Sipas kumtesës për media dërguar nga ky institucion, veç kësaj, Bordi diskutoi dhe miratoi propozimet për qiradhënie për asetet e ndërmarrjeve në likuidim të shpalljes së 31.08.2018 dhe po ashtu miratoi Raportet e Komisioneve për përcaktimin/vlerësimin e çmimit të tregut për qiradhënien e aseteve të NSH-ve.
Ndër të tjera Bordi miratoi statutin si Ndërmarrje Shoqërore për ndërmarrjet në vijim: 1) “Dunav”; 2) “Bagat”; 3) “Branko Dimic”; 4) “Borovo”; dhe 5) “Astibo”.
Në këtë mbledhje u miratua edhe Raporti i Komisionit për Banesat e NSH-ve me gjithsej 7 kërkesa të trajtuara.
“Bordi në këtë takim miratoi edhe raportin përfundimtarë për transferim të pronës shoqërore përmes negocimit direkt për dy raste: një pronë e NSh ‘Urata’ në Prishtinë, si dhe një pronë tjetër e cila evidentohet në emër të P.SH. KBI Kosova Export D.S. PIK Kosovo-Eksport – NSH ‘Ratar’, Zona Kadastrale Hajvali, Komuna Prishtinë. Bordi po ashtu miratoi amandamentimin një rregulloreje të brendshme të Agjencisë lidhur me burimet njerëzore”, thuhet tutje në njoftim.
