Connect with us

Aktuale

AKP nuk zbaton vendimet e Qeverisë

Published

on

Qeveria e Kosovës kishte marr vendim në nëntorin e vitit të kaluar që të ndalohet privatizimi i tokave bujqësore në Kosovë, nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), të paktën për një vit. Por në korrik, AKP vendosi që sërish të privatizojë toka bujqësore. Në Qeveri nuk janë në dije për këtë e nga AKP-ja nuk kthejnë përgjigje. Ekspertët vlerësojnë se Qeveria duhet të ruajë tokat bujqësore.

Në fillim të muajit nëntor të vitit 2017, Qeveria e re e Ramush Haradinajt kishte marr vendim që Agjencia Kosovare e Privatizimit për periudhën njëvjeçare të pezullojë procesion e privatizimit të pasurive të paluajtshme (tokave) që janë në menaxhimin e saj.

Sapo kanë kaluar 9 muaj, AKP ka vendosur në privatizim toka bujqësore.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj që kishe quar para këtë vendim, pati deklaruar se gjatë kësaj periudhe të pezullimit, do të verifikohen nevojat që kanë institucionet shtetërore dhe Qeveria e Republikës së Kosovës për prona me qëllim të nxitjes së zhvillimit ekonomik dhe investimeve.

Por, AKP këto verifikime si duket i ka përfunduar herët, ngase Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt me datën 25 korrik 2018 me ç’rast shqyrtoi dhe miratoi listën e valës së shitjes së aseteve me Likuidim 41, valë kjo që përfshin 44 asete atraktive në Kosovë, që sipas tyre, paraqesin një mundësi të shkëlqyer për investitorët potencialë që kanë interesim për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në Kosovë.

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, lidhur me këtë veprim të AKP-së shprehet i bindur se ky Agjencion respekton vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, Qeveria ka marr një varg vendimesh që janë në vijë me interesin publik, dhe nëse AKP nuk e respekton vendimin e Qeverisë për pezullimin e privatizimit së tokave bujqësore do krijohen situata problematike në këtë proces.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka marr një sërë vendimesh që lidhen drejtpërdrejtë me komuna, vendime këto që janë në funksion të drejtpërdrejtë të të mirës qytetare, të mirës së komunës dhe të mirës së zhvillimit ekonomik lokal, nuk i kemi shikuar se për çfarë privatizimesh po flasim, por ajo që  mund të them është se këto janë vendime të Qeverisë së Republikës së Kosovës të miratuara dhe të mirëpritura nga komunat dhe jam i bindur se këto janë plotësisht në vijë me interesin publik, andaj unë jam i bindur që edhe AKP-ja e dinë këtë dhe nuk do të kyçet në këtë çështje për shkak se do të pengoj jo vetëm privatizimin, por do të krijojmë  situata të cilat do të jenë shumë problematike në raport edhe me menaxhimin e procesit, por edhe në raport me mendimet e Qeverisë… Unë jam i bindur që vendimet e Qeverisë zbatohen“ , thotë Tahiri.

KosovaPress për disa ditë me radhë ka tentua të marr një përgjigje nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për të marr informacione se në bazë të cilit vendim e kanë shpallur valën e re të shitjeve, por që këta të fundit nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

Në bazë të shpalljes që AKP e ka bërë publike në ueb faqen e saj thuhet se subjektet/njësitë e përcaktuara për shitje janë nën juridiksionin e AKP-së në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Afati për dorëzimin dhe hapjen  e ofertave sipas njoftimit të AKP-së është deri më 3 tetor 2018.

Por, ekspert të çështjeve ekonomike kërkojnë nga institucionet e vendit të ndërmarrin masat e duhura për mbrojtjen e tokave bujqësore.

Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë, e ka shprehur nevojën për  një mekanizëm konsolidues në mes të Agjencionit Kosovar të Privatizimit  dhe Qeverisë së Kosovës, pasi siç thotë ai, kjo pak tokë që ka mbetur  në Kosovë duhet të ruhet për kapital.

“Mendoj që një shtet normal duhet të ketë një mekanizëm rregullues që Qeveria duhet të koordinoj me akte normative, me rregullore të veçanta, udhëzime administrative. Kosova ka ligj për ruajtjen dhe shfrytëzimin dhe menaxhimin e tokave bujqësore, ligji i cili është ekzistues është prej ligjeve më të mira….Ligji ekzistues sanksionon madje ai shkon edhe më larg që klasën e parë, dytë dhe tretë kualitative të tokës bujqësore nuk i mundëson as ndërrim të destinacionit që është bërë edhe po bëhet në Kosovë, kjo është dukuri e mbrapshtë që njëherë e përgjithmonë duhet të vëmë shkallën e përgjegjësisë ndaj personave që janë keqpërdorues të këtij aseti nacional”, deklaron Rusinovci.

Sipas tij, me tokën bujqësore në Kosovës si një resurs nacional, janë bërë deri tani keqpërdorime të shumta, prandajm vlerëson se është më se e nevojshme që si shoqëri të jemi më të kujdesshëm për ruajtjen e saj.

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2002 e deri në vitin 2014, gjatë procesit të privatizimit janë shitur rreth 30 mijë hektarë tokë bujqësore e kategorive të ndryshme.

Nga kjo sipërfaqe, rreth 15 mijë hektarë janë privatizuar nga ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM), ndërsa nga ana e AKP-së janë privatizuar mbi 13 mijë hektarë.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending