Aktuale
Ahmeti kundër ndeshjes Gjilani- Drita në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkaku i mospranimit teknik

Mospranimi teknik i Stadiumit të Prishtinës “Fadil Vokrri” nga ana e Qeverisë, e si rrjedhojë mosdorëzimi këtij objekti tek Komuna e Prishtinës ka shtyer Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti që të dal kundër zhvillimit të ndeshjes në mes të Gjilanit e Dritës në këtë stadium.
Reagimin e tij i pari i Prishtinës e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se ky stadium është pronë e Komunës së Prishtinës.
“Stadiumi i Prishtinës është pronë e Komunës së Prishtinës. Qe nga renovimi qeveria nuk e ka bërë pranimin teknik dhe si pasojë objekti i renovuar nuk është dorëzuar te Komuna.
Objekti ka filluar të ketë probleme ende pa u bërë pranimi. Për shkak të rëndësisë së ndeshjeve ndërkombëtare të Kosovës nuk kemi deklaruar asgjë në lidhje me këtë.
Por tani, dikush ka filluar të ndajë lokale e zyre e Federata ka vendosur që të luhen edhe ndeshjet tjera kampionale si Drita – Gjilani pa u konsultuar fare me Komunën.
Stadiumi nuk është as i Qeverisë e as i Federatës. I takon qytetarëve të Prishtinës. Ne kemi nderin që aty të luajnë Kosova drejt kualifikimit për kampionat e Prishtina lojët kampionale, por askush nuk ka të drejtë as të ndajë lokale e as të vendos ndeshje të tjera”, ka theksuar Ahmeti.
I pari i Prishtinës ka kërkuar nga Ministria që të bëhet të bëhet dorëzimi i stadiumit sipas marrëveshjes.
“Kërkojmë nga ministria që sa më parë ta dorëzoj stadiumin sipas marrëveshjes dhe po ashtu që çdo vendim për lokale e lojë të bëhet me bazë ligjore, sepse përndryshe jemi të detyruar ti lirojmë hapësirat me ligjet në fuqi.
Ne kemi mirëkuptim, por çdo gjë duhet të bëhet me ligj dhe në përputhje me interesin publik”, ka deklaruar Ahmeti.
E vendimi i FFK-së që derbi i qytetit të Gjilanit në mes të Gjilanit dhe Dritës të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, pati nxitur përplasje në mes të tifozëve të të dyja skuadrave./Ndërtimi.info/
