Featured
Afrimi i 1 shtatorit i kujton Ferizajit rregullimin e shkollave
Rregullimet e meremetimet në shkollat e Kosovës nuk kanë përfunduar gjatë kohës kur nxënësit ishin në pushim, shkruan Ndërtimi.info
Tek tani komunat janë aktivizuar që të hapin tenderët për meremetimet e tyre.
Së fundmi sipas njoftimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), Komuna e Ferizajt ka hapur tender për konstruktimin e murit dhe montimin e llasnjeve në shkollë fillore “Kemajl Hetemi” si dhe ndërtimin e murit dhe montimit të grilave në shkollën fillore “Afrim Abazi”.
Rregullimet në këto dy shkolla kapin vlerën prej afër 4 mijë euro (3, 800.00 euro).
Tenderi do të jetë i hapur deri në ora 13:30, të datës 28 gusht.
Ndryshe, punimet në këto dy shkolla parashihen që të perëndojnë 15 ditë pasi të nënshkruhet kontrata me kompaninë që do të marr këtë tender.




