Aktuale
Afër 800 mijë euro për ndërtimin e Çerdhes “Yllkat” në kryeqytet

Një numër i madh i kompanive ia kishin mësyrë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhye Teknologjisë për të dorëzuar ofertat e tyre për të bërë ndërtimin e çerdhes për fëmijë ” Yllkat”, në kryeyqytet.
Gjithsej 14 tenderë ishin pranuar për këtë tender, por që fituese është shpallur grupi i operatorëve ekonomikë “N.N.SH. ” TOP PROJEKT “; N.N.P.”BENGINEERING”, shkruan Ndërtimi.info.
Ministria e Arsimit, në krye me Shyqiri Bytyqin ka shpallur tender në vlerë prej 782 mijë e 537 euro për ndërtimin e Çerdhes se fëmijeve “Yllka”në Prishtinë. Sipas njoftimit që ka publikuar MASHT-i në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, përfundimi i këtij projekti pritet të zgjasë 3 vite.
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/videos/10157379586422166/?t=0
Për ndërtimin e kësaj çerdhje ishte deklaruar javë më parë edhe vet kreu i Komunës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti kishte njoftuar më 7 qershor se ky projekt kishte dalë në prokurim, gjersa kishte thënë se kjo çerdhe do të ketë kapacitet të shtuar.
“ Sot ka dal në prokurim çerdhja e re Yllkat te Blloku rrugës për Germi. Çerdhja e vjetër pas plasaritjeve të mureve u rrënua për shkak të jostabilitetit dhe rrezikut. Çerdhja e re do të ketë kapacitet të shtuar”, kishte shkruar Ahmeti në llogarinë e tij personale, në rrjetin social Facebook.
Kontrata ishte dhënë më 29 qershor të 2018-ës, ndërsa nënshkrimi i saj është bërë më 27 qershor të po këtij viti.
Çerdhja “Yllkat” në lagjen Vellusha të Prishtinës është ndërtuar në vitin 1984./Ndërtimi.info
