Featured
Abrashi jep shifra për ekzekutim në hekurudhën për Shqipëri dhe Serbi
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/10/hekurudhe.jpg)
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ( AAK) dhe njëherësh pjesëtar i kabinetit qeveritar, Gazmend Abrashi ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të inicioj si prioritet lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe Shqipërisë. Këtë iniciativë Qeveria e Kosovës sipas Abrashit duhet ta marrë në mbledhjen e dy qeverive shqiptare, që pritet të mbahet këtë muaj.
Në këtë linjë hekurudhore do të përfshihet edhe Serbia, pasi projekti sipas Abrashit është ndërlidhja hekurudhore Durrës-Tiranë-Milot-Prizren-Prishtinë-Nish.
Ai, ditë më parë nëpërmes një shkrimi, ka thënë se dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, pas dakordimit, menjëherë duhet të paraqesin kërkesë tek Komisioni Evropiannë mbi zgjatimin/degëzimin e Korridorit Hekurudhor nga Prishtina në Milot dhe klasifikimin e këtij segmenti.
Sipas tij kësaj kërkese mund t’i bashkangjitet edhe Serbia, e cila i ka dhënë të gjitha sinjalet e dakordimit me këtë projekt.
Abrashi ka dhënë edhe detajet e këtij projekti madhor hekurudhor dhe kosoton e tij.
• Fizibiliteti tregon që hekurudha Milot – Morinë ka 108 km. dhe kushton afro 500 milion euro;
- Rindërtimi i pjesës së Kosovës, Prizren – Aeroporti Sllatinë – Prishtinë është 80 km. dhe kushton përafërsisht 80 milion euro;
- Traseja Morinë – Prizren është vetëm 17 km. ;
- Pjesa Prishtinë – Merdare – Dolevac (Nish) ka 110 km. hekurudhë ekzistuese dhe pret financim për përmirësim dhe rindërtim – është ndarja që ka bërë Abrashi.
Abrashi ka theksuar se tashmë janë pesë investitorë ndërkombëtar që kanë shprehur interesim për këtë projekt.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)