Aktuale
Abdixhiku thotë se nuk fillojnë projektet e reja, pa përfunduar ato në proces
Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk do të fillohet asnjë projekt i ri pa përfunduar ato që janë në proces, raporton Ndërtimi.info.
Abdixhiku këto deklarata i bëri gjatë inspektimit të punimeve në rrugën Besi – Podujevë.
“Prioritet do tu japim edhe projketeve tjera dhe të përfundojnë projektet e tanishme sa më shpejt të jetë e mundur. Ne nuk do të nisim asnjë projekt tjetër pa përfunduar në plotni këto projekte madhore kaq të rëndësishme që i ka Kosova”, u shpreh ai.
Në lidhje me rrugën Besi – Podujevë, ministri Abdixhiku deklaroi se është e papranueshme që banorët e kësaj ane kanë mbetur të neglizhuar.
“Për mua dhe Qeverinë e Kosovës përfundimi i rrugës në fjalë do të jetë prioritet e pa kontestueshëm. Me buxhetin e vitit 2020 do të ndajmë mjete shtesë për të vazhduar punimet me intensitet dhe dinamikë të re. Idea është rruga me katër korsi të përfundojë në Besi dhe më pas nga Besia të vazhdojë tutje deri në Bërnicë sepse ky qytet, kjo rrugë është ndër më të frekuentuarat që ka Kosova. Nga ministri i Punëve të Brendshme u njoftova se në këtë rrugë ka shumë aksidente. Është e papranueshme se si një qytet si Podujeva, banorët e kësaj ane kanë mbetur të neglizhuar në ndërlidhjen e një elementi paqësor të jetës”, tha ai.
Ndërkaq, zgjerimi i kësaj rruge kishte filluar në maj të vitit 2018 dhe kap vlerën 5 milionë euro. Rruga që lidh dy qytete Prishtinë dhe Pdujevën ishte planifikuar të përfundojë brenda 200 ditësh. /Ndërtimi.info/
-
Infrastrukturë1 day ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë1 day ago
Tenderi 1.2 milionë euro që u vlerësua nga ‘dostat’ për t’ia dhënë shokut të Përparim Ramës!
-
Infrastrukturë1 day ago
Zv.ministri Durmishi njofton një projekt të ri, në rrugën Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren
-
Infrastrukturë1 day ago
Banorët protestojnë gjatë fillimit të punimeve të rrugës Kijevë-Dollc
-
Infrastrukturë1 day ago
Rruga Kijevë – Dollc, jepen zotime se do të kryhen brenda afatit
-
Infrastrukturë3 days ago
Shumica e banesave në Gjilan janë të banueshme dhe pa certifikatë të përdorimit!
-
Infrastrukturë1 day ago
Mes protestave nisin punimet e rrugës Kijevë-Dollc