Aktuale
Abdixhiku premton shfuqizimin e Rregullores se Lekajt për kompetencat e këshilltarëve
Ministri Lumir Abdixhiku ka premtuar se do të shfuqizohet rregullorja e nxjerrë nga ish-ministri Pal Lekaj për kompetenca për këshilltaret e ministrit.
Siç kishte raportuar “Koha Ditore “ javë me parë ish-ministri Lekaj përmes kësaj rregulloreje u kishte dhënë kompetenca këshilltarëve të tij të bënin punë të shërbyesve civil përfshirë edhe mbikëqyrjen e tenderëve milionësh.
Abdixhiku nxjerrjen e kësaj rregulloreje e ka konsideruar absurde.
“Pardje kam marrë Rregulloren e Qeverisë dhe e kam krahasuar me atë të Ministrisë, për mua është absurde që Ministria nxjerr Rregullore që e përjashton Rregulloren e Qeverisë. Unë kam kërkuar që të shfuqizohet kjo Rregullore brenda ministrisë por konform disa procedurave ligjore, të respektohet rregullorja e qeverisë, kemi intencë që të respektojmë hierarkinë institucionale”, ka thënë Abdixhiku.
Agjencia Kundër Korrupsionit patën nisur hetimet mbi ligjshmërinë e Rregullores për funksionimin e kabinetit të ministrit të Infrastrukturës, përkatësisht kompetencave të këshilltarëve politikë. Një nen i kësaj rregullore u jep këshilltarëve politikë përgjegjësi të shërbyesve civil.
Kjo rregullore është nxjerrë pak javë pasi në krye të kësaj ministrie është caktuar Pal Lekaj.
-
Infrastrukturë2 days ago
“Pse duhet medoemos me u realizue ndertimi i nënkalimit n’rrugën Agim Ramadani?”
-
Aktuale2 days ago
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës organizon kuvendin zgjedhor
-
Infrastrukturë2 days ago
Nis rehabilitimi i shtresave asfaltike ne aksin Tirane-Durres
-
Infrastrukturë2 days ago
Mbretëria e Bashkuar ka nevojë për 250,000 punëtorë shtesë ndërtimi deri në vitin 2028
-
Aktuale3 days ago
“Reagim ndaj shkrimeve të pasakta dhe tendecioze rreth nënshkrimit të kontratës me Arkitektin e Qytetit”
-
Infrastrukturë3 days ago
ATK fton ndërtuesit të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre
-
Aktuale3 days ago
Çmimi i arit arrin ne nivelin me te larte të të gjitha kohërave
-
Aktuale1 day ago
Publikohet platforma digjitale për historinë e Prishtinës