Featured
A u morën vesh Qeveria dhe Bechtel-Enka për 53 milionët eurot?

Ministri aktual i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka mohuar pohimet e ish-ministrit të Infrastrukturës në qeverinë që udhëhiqej nga Isa Mustafa, Lutfi Zharku, se Qeveria e Kosovës dhe Bechtel-Enka kanë bërë marrëveshje të mëvonshme për shpenzimet për autostradën.
“Nuk ka pasur marrëveshje mes Qeverisë dhe Bechtel-Enka”, ka thënë Lekaj. “Është spekulim që ju keni marrëveshje”, i ka thënë Lekaj, Zharkut.
Lekaj ka thënë se nëse vërtetohet se ka marrëveshje mes Qeverisë e Bechtel-Enka, do t’i marrë përgjegjësitë vetë.
Zharku ka thënë në “Pressing” se ekzistojnë shkresat që tregojnë se kanë kërkuar nënshkrimin e marrëveshjes për shpenzimet.
Këto deklarata u thanë në emisionin “Pressing” ku po diskutohet për 53 milionë eurot, që Qeveria e Kosovës detyrohet t’ia paguajë kompanisë Bechtel-Enka, si pasojë e vonesave që u bënë rreth ndërtimit të autostradës “Arben Xhaferi”.
