Aktuale
A mund t’i besojmë qeverisë që të gjykojë se çfarë është e bukur?

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur të vë përpara të bukurën për të krijuar shtëpi më të mira. Turp që askush nuk po pajtohet me këtë gjë.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mendon se i ka gjetur zgjidhje krizës së strehimit. Sipas qeverisë, problemi kryesorë është se shtëpitë e reja nuk po janë mjaft të bukura.
Ministri për Strehim dhe Planifikim në Angli, Kit Malthouse është shprehur se kumuniteti i mirëpret zhvilluesit, mirëpo sipas tij ata duhet të punojnë mirë, shkruan “The Guardian”, transmeton Ndërtimi.info.
“Ndërtoni bukur dhe komunitetet me të vërtetë do t’i mirëpresin zhvilluesit, në vend që t’i dëbojnë ata jashtë qytetit”, ka thënë Malthouse.
Nëse ndërtuesit e shtëpive do ta bënin produktin më tërheqës në aspektin vizual, atëherë nuk do të kishte kundërshtime dhe të gjithë do të jetonin të lumtur përgjithmonë. Sipas Malthouse zgjidhja është e thjeshtë dhe është “vendosja e të bukurës në zemër të politikës së banimit dhe komuniteteve”.

Ndërtuar për të zgjatur? Marble Arch Park House në Londër, nga Kit Malthouse
Prandaj komisioni i ri “Të ndërtuarit më mirë, të ndërtuarit më bukur”, i cili u krijua në nëntor për të diskutuar pyetjet për çështjen se çfarë kosniderohet e bukur në një mjedis të ndërtuar, ngjalli debat të madh. Edhe një debat paralamentar në lidhje me këtë çështje u zhvillua muaj më parë, ku deputetët “vajtonin” gjendjen aktuale të arkitekturës.
Edhe pse kishte vdekur shumë kohë më parë arkitekti Le Corbusier u “sulmua” si një njeri që është përgjegjës për shumë gjëra të këqija” planifikuesit u akuzuan se nuk po i mësojnë mësimet e tyre dhe ishte pohuar me këmbëngulje se “ku dizajni modern ka sukses, kjo ndodhë aksidentalisht”. Disa njerëz qëndronin pas fjalëve të poetit dhe shkrimtarit Philip Larkin, e të tjerë mbështetnin kërkimin shkencor se si “qelizat e specializuara në pjesën hippocampal të trurit tonë” përshtaten me gjeometrinë e bukur.
Çështjet nuk u ndihmuan kur Malthouse publikoi një foto të një ndërtese me xhama në rrugën Oxford dhe një gjykatë neoklasike në Alabama me mbishkrimin: “Të dyja këto ndërtesa u krijuan në 10 vitet e fundit. Njëra do të qëndroj aty për shekuj me rradhë, e tjetra jo. Nëse qëllimi i tij ishte t’i bie në qafë arkitekturës, kjo gjë funksionoi shumë mirë. Ministri u përplas për mungesën e kontaktit, anti-progresin dhe nostalgjinë e djaathë populiste.

15 Clerkenwell Close, nga arkitekti Amin Taha,
Ka më shumë për vlerësime për cilësinë e strehimit sesa për të bukurën, por nëse duhet të eksizstojë një linjë në mes të asaj që zhvilluesit krijojnë dhe asaj që njerëzit duan, atëherë duhet të shikohet se si mund tëz gjidhet kjo çështje. A janë arkitektët jashtë shijeve popullore? A është planifikimi i aftë për rregullimin e asaj që konsiderohet e bukur?
Këto pyetje do të trajtohen në një seri të ardhshme të debateve publike në Kolegjin e Artit Qendror Saint Martins në Londër, që synon të rrisë nivelin e diskutimit publik.
Kryetari i Komisionit të “Të ndërtuarit më mirë, të ndërtuarit më bukur”, Roger Scruton do të ngrisë debat për këto çështje të diskutuara mjaft shumë kohëve të fundit.
Qeveria mund të jetë e prirë për ta vënë të bukurën në krye të rendit të ditës, por për çfarë ideje të së bukurës janë duke folur? A është e bukura, sipas deputetës Malthouse, tek rrënimi i ndërtesave të votuara nga publiku? Apo e bukura është pikërisht tek ato ndërtesa për të cilat njerëzit kanë bërë fushata për t’i mbrojtur, jo vetëm ppër shkak të meritës arkitektonike, por që shembja e komplekseve të tilla do të ishte një veprim jashtëzakonisht i kotë.

Kryevepër apo jo? Një fshat ‘tradicional’ i frymëzuar nga Princi i Uellsit
Kryevepra e një personi nuk shihet e tillë nga një person tjetër. Por a ka të paktën ndonjë konsensus publik për atë që është e mirëpritur dhe atë që konsiderohet e dëmshme? Nëse po si mund t’i gjejmë ato?
Hulumtuesit në Laboratorin e Shkencës së të Dhënave të Shkollës së Biznesit, në Warwick kanë zhvilluar një model të “të mësuarit të thellë” që mund të përcaktojë se çfarë e bën një vend të bukur, bazuar në të dhënat e 200,000 imazheve të vendeve në Britani të Madhe, të vlerësuara për bukurinë e tyre nga 1.5 milion njerëz në faqen e internetit ScenicOrNot.
Ndonëse deputetja Malthouse kishte thënë se “Është krejtësisht kritike për misionin për ndërtimin e 300 mijë shtëpive që të kemi biseda të tilla për të bukurën”./Ndërtimi.info/
