Arkitekturë
A mund të përdorin arkitektët iPad-ët për skicim, modeli i ri premton shumë

A munden tabletët të ndihmojnë arkitektët të krijojnë dhe të ekzekutojnë më mirë planet e tyre? Nëse jeni skeptik, nuk jeni i vetmi. Deri në një farë mase, arkitektët janë ende të pa sigurt nëse mund të krijohen projekte kuptimplota në një iPad, shkruan ArchDaily, transmeton Ndërtimi.info.
Përtej përdorimit të tyre si ekrane të lehta, të papërshtatshme, çfarë mund të ofrojnë tabletët për një arkitekt profesional?
IPad-i është mundësi e pafund për dëshirat e krijuesve për të skicuar apo ilustruar dhe shumë i përshtatshëm për kohën tonë. Deri në vitin 2015, kur Apple lansoi lapsin e parë, përdoruesit e produkteve të Apple mund të përdornin lapsa të tjerë por ata krijonin pasaktësi. Si rezultat, iPad-ët nuk shënuan ndonjë rritje në përdorimin e tyre në industrinë e arkitekturës.
Por tani në vitin 2018, tetë vjet pas lansimit të iPad-it, kapacitetet e tij janë rritur shumë dhe integrimi i ARKit kanë rritur numrin e përdoruesve arkitektë të tij. Dhe, duke u zhvilluar në hap me pajisjen janë softuerët që përfundimisht përcaktojnë dobinë e iPad, si TracePro e Morpholio.
Krahas aplikacioneve të tjera si ProCreate dhe Shapr3D, zhvilluesit e aplikacioneve të TracePro shpresojnë të shfrytëzojnë mënyrën më ideale për të krijuar një mënyrë që nuk të jep ndjesinë e punës tërësisht të “kompjuterizuar”. Sfida është që të marrin teknologji të njohura (madje edhe ato me mijëra vjet histori) dhe t’i vendosin ato në botën digjitale.
Morpholio e shohin veten si pionierë që propozojnë mënyrën se si ne do të përdorim fuqinë e AR në lidhje me arkitekturën, dhe Mark Collins, bashkë-krijuesi i Morpholio, tha se janë duke u përpjekur që të godasim “hibridin perfekt” mes më të mirë të asaj ku ne jemi mbështetur për shekuj me atë që po vjen me këto pajisje.
Ne kemi shkruar për shumë aplikacione arkitekturore që gjithashtu duket se ngjallin një arritje të madhe për arkitektët, por pretendimet janë bërë pa shembuj bindës se si arkitektët po përdorin aplikacione dhe teknologji të reja për qëllime të frytshme. Megjithatë, nëse ktheheni tek Instagrami ju mund të shihni shembuj intrigues se si dizajnerët po përfitojnë nga iPad-ët e tyre (dhe produktet e Morpholio-s në mënyrë specifike) për të krijuar vizualizime të dobishme dhe tërheqëse.
Përveç shembujve të asaj që njerëzit po krijojnë aktualisht, ka arsye legjitime për të konsideruar se, në këtë moment, tabletët kanë një të ardhme premtuese si një mjet plotësisht i integruar në rrjedhën e punës së arkitektit.
