Aktuale
A mund të ndihmojë robotizimi arkitekturën

Teknologjia jo vetëm që po ka ndikim në jetën tonë por edhe në shumicën e disiplinave tjera, përfshirë edhe artkitekturën. Teknologjia e informacionit ua ka lehtësuar punën arkitektëve dhe u ka dhënë atyre softuerë dhe aplikacione të cilat kanë kursyer kohën dhe përpjekjet e tyre.
Edhe pse ka një ndikim ekstrem të teknologjisë në arkitekturë, produktiviteti i saj është më i ulët se në fushat e tjera. Nga Departamenti Amerikan i Tregtisë dhe statistikat e Byrosë së Punës, u vlerësua se arkitektura në vitet e fundit ka më pak prodhim se sa që kishte në vitet e 60-ta. E kjo ka ndodhur për shkak të disa arsyeve; koha e humbur në dokumentacione dhe shkresa, të cilat u rritën me kompleksitetin e dizajnit; varësia në focën njerëzore për të ndërtuar dhe komunikimi i varfër në mes të ekipeve të projektimit dhe kontraktuesve, transmeton Ndërtimi.info.
Industritë e reja të ndërtimit me makineritë gjithashtu mbështeten gjerësisht tek robotët, e industria e automobilave po vendos një shembull të mirë për këtë gjë. Shkaku kryesor i kësaj është që industritë e tilla të prodhojnë produkte masive. Procesi i tyre i prodhimit varet nga përsëritja.
Edhe pse dizajni arkitekturorë varet nga unikaliteti në identitet dhe përbërësit, koncepti i përfshirjes së robotëve në procesin e ndërtimit është duke u bërë një çështje kryesore debati për shumë firma të njohura, posaçërisht firmave që kanë adoptuar teknologjinë BIM [Ndërtimi i Modelimit të Informacionit] në sistemin e tyre. Kompanitë besojnë se robotët mund të avancojnë produktivitetin e tyre dhe të përshpejtojnë rrjedhën e punës së dizajnit.
Siç e dimë, BIM ka përfitime të dukshme në procesin e dizajnimit; i thjeshtëson i detyrat e arkitektëve dhe inxhinierëve; përshpejton procesin e shkëmbimit të të dhënave dhe zbutë bashkëpunimin midis disiplinave të ndryshme, kursen kohë dhe përpjekje, redukton dokumentacionet zyrtare dhe përmirëson ciklin e rishikimit dhe modifikimit.
Megjithatë ka edhe disavantazhe siç janë pengesat në procesin e ndërtimit për shkak të komunikimit të papërsosur me kontraktorët. Gjithsesi kjo teknologji është vazhdimisht duke u zhvilluar dhe do të sjellë inovacion të madh në arkitekturë./Ndërtimi.info/
