Featured
A e dini se me shishe Heinekeni më 1963 mund të ndërtohej shtëpi [foto]
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2018/01/heineken-social-v2.jpg)
Në vitin 1963 Alfred Heineken krijoni një shishe birre e cila mund të shërbente edhe për ndërtim.
Ai e bëri këtë zbulim që shishet e harxhuara të përdoreshin për ndërtimin e shtëpive të të varfërve. Edhepse viti duket i largët, 1963, holandezi që me prodhimin e tij shumë festojnë e dehen apo edhe ngushëllohen, kishte menduar edhe për aspektin ekologjik, shkruan Ndertimi.info.
Shishja quhej WOBO (World Bottle) dhe qëllimi kryesor kishte nisur për të ndihmuar klasë e varfër në Curaçao, ku Alfred Heineken kreu pushimet dhe pa se banorët ndërtonin shtëpitë me material të ndryshme.
Për më shumë, ende ka shtëpi të ndërtuara me WOBO, që i kanë rezistuar kohës.
Shishet ishin në dy lloje, një më e gjatë e tjetra më e shkurtër. Ato montoheshin sikur LEGO njëra pas tjetrës sikur horizontalisht, ashtu edhe vertikalisht.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)