Aktuale
A do t’i shuaj polemikat dizajni i ri i “Snohetta”-s, për rrokaqiellin “550 Madison”?

Ridizajnimi i rrokaqiellit ikonik të postmodernizmit, i njohur si “550 Madison” në Manhattan pati ngjalluar një debat të madh vitin e kaluar. Për këtë ridizajnim ishte kontraktuar firma e njohur e arkitekturës “Snohetta” por, propozimi i bërë nga arkitektët e kësaj kompanie ishte konsideruar si “vandalizëm” dhe “vrasje” e një objekti ikonë.
Propozimi i “Snohetta”-s për ndërtesën “550 Madison” ishte pritur me reagim të menjëhershëm nga i gjithë komuniteti arkitekturorë, madje ishte organizuar edhe protestë në të cilën i pranishëm ishte edhe arkitekti Robert AM Stern. Edhe kritiku Norman Foster, i cili çdo herë kishte treguar se nuk ka ndonjë simpati për lëvizjen postmoderniste, kishte thënë se ky objekt është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë dhe duhet të respektohet si e tillë, transmeton Ndërtimi.info.
Refuzimi i projektit për rrokaqiellin “AT & T”, që tashmë njihet si “500 Madison”u bë pasi që konsiderohej se kishte një funksion “të butë” dhe të ftoftë, e si rrjedhojë ngjalli shumë polemika. Versioni përfundimtarë i paraqitur nga “Snohetta” u përqesh për “dekorimet” e shumta dhe për hapësirat e brendshme, që vlerësosheshin si të errëta.
Sipas protestuesve dhe kritikëve i vetmi element arkitekturor që duhej të ndryshohej ishte pjesa e hyrjes së objektit.
“Snohetta” planifikonte ta shndërronte objektin në një hapësirë që përbëhej nga mure të valëzuara prej qelqi të tejdukshëm, e në këtë mënyrë kalimtarët të mund të shohin edhe brendësinë e objektit.
Por, tani pas më shumë se një viti nga propozimi i atij plani fillestar, “Snohetta” ka ardhur me një tjetër plan, të rishikuar dhe shumë më origjinal sesa ai i pari.
Sipas këtij plani dhe renditjeve të azhornuara, dizajni do të përmbajë 94 përqind të sipërfaqes origjinale të ndërtesës dhe do të jetë shumë më i thjeshtë.
Me lansimin e dizajnit të ri njëri nga themeluesit e “Snohetta”-s, Craig Dykers, ka thënë se kanë respektuar ndërtimin primar, por që kanë bërë disa modifikime të vogla.
“Ne rivlerësuam fasadën dhe respektuam ndërtimin e saj primar dhe përbërjen e mureve, e dinim se kjo sfidë nuk ishte e lehtë, por duam t’i kthejmë njerëzit sërisht kah kjo ndërtesë”, u shpreh ai.
Vendimi më i dukshëm ishte edhe ruajtja e formës origjinale të dritareve, të projektuara nga vet arkitekti Philip Johnson. Dritaret e mëdha, ishin të fshehura nga renovimi, por tashmë ato përsëri janë kthyer në formën e mëparshme pasi që konsiderpohen si një element unik dhe pothuajse thelbësor i rrokaqiellit.
“550 Madison Avenue” dikur i njohur si “Kulla Sony” ose “Sony Plaza” e para kësaj edhe si “AT & T Building” është rrokaqielli 64 metra i gjatë me gjithsejt 37 kate që ndodhet në Madison Avenue të Manhattan-it. Objekti fillimisht ishte projektuar nga Philip Johnson, dhe shërbente si seli për kompaninë “Sony Corporation of America”./Ndërtimi.info/
