Aktuale
A do të ketë Kosova valutën e saj në vend të EURO-s
U përfol shumë se Kosova do të nxjerrë në treg valutën e saj, “Dardani” por këto mbetën vetëm deklarata që i përkasin të kaluarës, pasi një gjë e tillë nuk është as në “frekuenca” të Bankës Qendrore të Kosovës.
Kjo pasi që Banka Qendrore e Kosovës nuk po e sheh asnjë arsyeje që të përdor ndonjë valutë tjetër, veç euros.
Në rast të largimit të euros si valutë zyrtare në Kosovë shihet edhe si një rrezik, kështu ka thënë në një intervistë për Ndërtimi.info, ushtruesi i Detyrës së Guvernatorit në Bankën Qendrore të Kosovës.
Madje, Mehmeti ka theksuar se nuk ekziston ndonjë plan për përdorimin e një valute tjetër.
“Nuk kemi asnjë arsyeje që ne me shku nga një valutë tjetër, dhe nuk synojmë dhe nuk kemi ndonjë arsyeje që ne me shku kah ndonjë valutë tjetër. Nuk kemi plan dhe nuk kemi arsyeje. Nëse ne do ta përdorim ndonjë valutë tjetër me siguri nga ato tri përparësi do të kemi rrezik. Kushtet valutore apo përparësitë me përdorimin e euro. Prandaj kjo nuk ekziston prandaj nuk kemi plan dhe nuk synojmë të përdorim ndonjë valutë tjetër tani për tani”, ka treguar Mehmeti.
Ndryshe, në qershor të 2014-ës ish guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, gjatë një Samiti të ministrave të financave dhe guvernatorët e bankave qendror të vendeve të rajonit , i cili ishte mbajtur në Mal të Zi nga 12 deri në 14 qershor të 2014, e organizuar nga javorja “NIN”, kishte deklaruar se Kosova po e shqyrton mundësinë e futjes në treg të një valute të veten.