Aktuale
99% të hipotekave i blejnë vetë bankat
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/Gjykata.png)
Thuajse të gjitha hipotekat që i lënë kredimarrësit si garanci për marrje të kredisë nëpër bankat komerciale në vend në rast të moskthimit të kredisë po përfundojnë në pronësi të bankave komerciale.
Zyrtarë të Gjykatave Themelore nëpër regjionet kryesore të vendit bëjnë të ditur se nëpër ankande ku nxirren në shitje hipotekat janë vetë bankat ato që aplikojnë për blerje të tyre dhe ku pas përfundimit të procedurave ato kalojnë në pronësi të bankave. Albënora Bekteshi- Hoti, zyrtare për Informim dhe Monitorim në Gjykatën e Ferizajt, thotë se deri në vitin 2004 në këtë Gjykatë janë trajtuar lëndët e kësaj natyre e ku qenë të evidentuara 972 lëndë, që sipas saj të gjitha këto lëndë kanë përfunduar.
Ndërsa lëndë me hipotekë në procedurën e ekzekutimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj nga viti 2004 deri në vitin 2014 janë të evidentuara gjithsej 39, derisa nga viti 2014 këto lëndë janë në kompetencë të përmbaruesve privatë.
“Gjatë periudhën janar – shtator 2017 në procedurë të ekzekutimit janë përfunduar katër (4) lëndë me hipotekë. Lëndë të pakryera janë të evidentuara tridhjetepesë (35)”, ka bërë të ditur ajo. Bekteshi- Hoti bën të ditur se ka raste ku lënda me hipotekë mund të zgjidhet me një séance në rastet kur palët lidhin marrëveshje gjyqësore në procedurë të përmbarimit dhe kreditori e tërheq propozimin për përmbarim, mirëpo, sipas saj, kjo ndodh shumë rrallë. “Ndërsa sa u përket rasteve tjera me hipotekë derisa të zgjidhet një lëndë, përkatësisht deri në mbajtjen e ankandit të fundit publik dhe marrjes së aktvendimit për shitjen, përafërsisht mund të marrë kohë deri në dy (2) vjet, mirëpo ka lëndë që përfundojnë brenda një (1) viti. Kjo ndodh kur debitori nuk i shfrytëzon mjetet juridike, siç janë ankesa kundër aktvendimit për vendosjen lidhur me prapësimin dhe aktvendimi për caktimin e përmbarimit e merr formën e prerë dhe menjëherë kalohet në caktimin e ankandit të parë publik për shitjen e paluajtshmërisë së lënë në hipotekë në bazë të Nenit 234 të Ligjit për Procedurën Përmbarimore”, thotë ajo.
PËRGJEGJËSI E GJYKATËS, RESPEKTIMI I PROCEDURËS SË PËRMBARIMIT
Albënora Bekteshi- Hoti më tutje bën të ditur se mosmarrëveshjet kryesisht kanë të bëjnë me shumën e borxhit, të cilën zakonisht debitori e kundërshton, si dhe rreth vlerës së paluajtshmërisë së lënë në hipotekë.
Sipas saj, në shumicën e rasteve debitori propozon që Gjykata ta caktojë ekspertin kompetent fi nanciar, apo edhe ekspertë për vlerësimin e paluajtshmërisë me qëllim të përcaktimit të shumës së saktë të borxhit, përkatësisht të caktimit të vlerës reale të paluajtshmërisë së debitorit dhe ky fakt, sipas saj, merr një kohë derisa të hartohet ekspertiza fi – nanciare dhe pastaj në bazë të saj Gjykata vendos për shumën e borxhit të cilin duhet t’ia paguaj debitori kreditorit.
“Përgjegjësi e Gjykatës në raste të tilla është ta respektojë procedurën e përmbarimit rreth mbajtjes së ankandeve, siç janë tash vetëm dy ankande për shtije me ndryshimin e Ligjit për Procedurën e Përmbarimit, në të cilat mund të shitet hipoteka dhe në 99% të rasteve bankat janë ato që blejnë, ofertojnë që ta blejnë sendin e lënë në hipotekë dhe Gjykata pasi që të përfundojnë të dy ankandet në bazë të Nenit 237 të LPP-së merr aktvendim me të cilin konstaton se paluajtshmëria konkrete i është shitur kreditorit, përkatësisht bankës dhe se kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese brenda afatit prej shtatë ditëve. Pas marrjes së formës së prerë të aktvendimit për shitje paluajtshmëria kalon dhe regjistrohet në librat kadastralë në emër të kreditorit”, ka thënë ajo.
LËNDË TË VJETRA
Edhe Mirlinda Gashi, zyrtare për Informim në Gjykatën Themelore të Prishtinës, thotë se mnë këtë Gjykatë ekziston një numër i lëndëve lidhur me bankat për realizimin e së drejtës së hipotekave, ku shumica prej tyre janë lëndë të vjetra, të cilat kanë riprogramim të borxhit dhe banka nuk i tërheq deri në përmbushjen e plotë të detyrimit të kredisë. “Lëndët e tjera dërgohen te përmbaruesi privat me kërkesë të bankës.
Ju njoft ojmë se Gjykata nuk mban kolonë të veçantë sa u përket raporteve statistikore që kanë të bëjnë me lëndët e bankave. Po ashtu ju njoft ojmë se lëndët e kësaj natyre zgjidhen shpejt dhe zakonisht nuk ka mosmarrëveshje në mes të palëve. Për shitjen e hipotekave ka vështirësi, por zakonisht banka paraqitet vetë si blerëse e hipotekës. Ka raste të rralla që gjatë ankandeve të paraqitet ndonjë blerës tjetër, por këto raste janë shumë të rralla”, ka thënë ajo.
Selvane Bukleta, zyrtare për Informim në Gjykatën Themelore të Pejës, thotë se duke u bazuar ne regjistrat e Gjykatës Themelore në Pejë nuk ka asnjë lëndë të kësaj natyre që është trashëguar nga vitet e mëparshme e as që janë pranuar në punë gjatë periudhës kohore janar – shtator.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)