Aktuale
“Beogradi do paguajë edhe 198 milionë euro për kreditë e Kosovës në ish-Jugosllavi”

Gazeta “Novosti” sot ka hapur ditën me ballinën ku lajmi kryesor është që Serbia ende lan kredi që janë marrë për Kosovën dhe zhvillimin e saj.
Të mbetura janë edhe 198.43 milionë euro që duhen kryer si obligim për 22 vjetët e ardhshëm. Këto i kanë bërë të ditura autoritetet financiare të Beogradit zyrtar. Në fakt deri tash janë paguar 750.21 milionë euro, që në tërësi bëjnë 948.64 milionë euro.
Paratë që janë marrë nga shumë institucione ndërkombëtare financiare dhe shtete të fuqishme atëbotë, kryesisht arabe, janë shfrytëzuar në projekte të mëdha si hekurudha, rrugë, energji, miniera, ujëra dhe të tjëra.
Ku janë shpenzuar këto para
Mjetet financiare më së shumti janë shfrytëzuar në këto projekte të mëdha industriale: “Trepça” – Mitrovicë, “Elektroekonomia Kosovë (ElektroKosova)” – Prishtinë, “Iber Lepenci”, “Termoelektrana” – Prishtinë, “Energjetika dhe gazifikimi” – Obliqi, “Ferronikeli” – Drenas, Blloku energjetik në Obiliq, “Zastava – Ramiz Sadiku” në Pejë dhe “Emin Duraku” në Gjakovë.
Shuma e 930.81 milionë euro ka hyrë në borxh ndaj Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) prej 433.31 milionë euro, Klubi i Parisit – 296,56 milion, London Klubi i Kreditorëve – 168.90 milion, Kuwait 17.99 milionë euro, Këshilli i Bankës së Zhvillimit të Evropës – 5.79 milion euro, Euro-Fima 4.43 milion euro, 1.84 milionë euro në Libi, ish-Çekosllovakia (borxhi pastrimin) 1,560.000 dhe Banka Evropiane e Investimeve 430,000 euro.
