Aktuale
900 puset e naftës që rrezikojnë shqiptarët e Kuçovës

Mbi 900 puse nafte që kanë qënë dikur rentabël sot janë kthyer në një problem të madh për banorët e bashkisë së Kuçovës.
Shkatërrimi i tyre ndër vite ka bërë që acidet dhe gazrat të përhapen kudo nga tubacionet e çara të puseve,duke shkaktuar në të gjithë zonën naftëmbajtëse dhe në qytet një ndotje të lartë mjedisore.
Selfo Kapllani, Kryetari i Bashkisë Kuçovë: “Kuçova jeton bashkë me puset. Një pjesë e mirë jan ënë zonën urbane, janë puse ciklike që punojnë me orë të reduktuara”.
Janë rreth 5 000 familje që kanë ndërtuar shtëpitë e tyre pas viteve ’90 në zonën prodhuese të naftës dhe gati çdo familje ka nga një pus në oborrin e saj. Kjo gjëndje e krijuar,jo vetëm që ka shkaktuar ndotje të lartë por ka bërë që banorët të bashkëjetojnë çdo ditë me rrezikun.
Selfo Kapllani, Kryetari i Bashkisë Kuçovë: “Duhet të përmirësojnë një pjesë të ujrave teknologjike nga puset e naftës që janë në Kuçovë duke investuar te kanalizimet”.
Bashkia e Kuçovës ka hartuar një sërë projektesh për rehabilitimin e zonës naftëmbajtëse dhe minimizimin e ndotjes por mungesa e fondeve ka bërë që situata të mbetet po njësoj. Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Selfo Kapllani thotë se bashkia me fondet e saj, është përpjekur të përmirësojë një pjesë të ujërave teknologjikë dhe ujërave të ndotur nga puset e naftës në Kuçovë, duke investuar në pjesën e kanalizimeve dhe disiplinimin e tyre.
Selfo Kapllani, Kryetari i Bashkisë Kuçovë: “Kemi jo vetëm ujrave sipërfaqësore por edhe nëntokësore të cilët janë të kontaminuar dhe ndikojnë në mjedis”.
Kuçova jeton së bashku me puset dhe një pjesë e madhe e tyre janë në zonën urbane të qytetit. Mungesa e fondeve ka bërë që1722 puset e naftës të punojnë çdo ditë në të njëjtat kushte, duke ndotur ajrin, duke kontaminuar e me naftë e gazra tokat bujqësore dhe duke vënë në rrezik edhe jetën e banorëve. /abcnews
