Connect with us

Aktuale

85 për qind e bizneseve nuk raportojnë korrupsionin

Published

on

Korrupsioni në Kosovë vazhdon të mbetët në nivelin e lartë dhe shqetësues si për qytetarët ashtu edhe për bizneset, kështu tregojnë gjetjet e “Studimit mbi perceptimin e korrupsionit”, shkruan Ndërtimi.info

Sipas këtij studimi të Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK) del që 90 për qind e të anketuarve e shohin korrupsionin si një problem serioz në vend. Këto biznese kanë theksuar se sfida kryesore e të bëri biznes në Kosovë është sundimi i ligjit dhe korrupsionit.

Veç kësaj 88 për qind e bizneseve besojnë që korrupsioni është i pranishëm në aktivitetet e prokurimit publik, por që më shqetësuese po del të jetë që 85 për qind e tyre nuk raportojnë për këtë korrupsion.

https://www.facebook.com/ndertimiinfo/videos/350445145470825/

Prania e korrupsionit më së shumti po reflektohen në të bërit biznes.

E për këtë kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka, tha se bizneset po i nënshtrohen rregullave të lojës që po i imponon korrupsioni. E kjo që sipas tij po bëhet vetëm për të krijuar përfitime individuale e biznesore.

“Pasojat e korrupsionit i përjetojmë çdo ditë ato reflektohen në të bërit biznes, në trajtimin që marrim nga institucionet përkatëse…Bizneset si askush tjetër në këtë shoqëri iu nënshtrohen rregullave të lojës që i imponon korrupsioni. Disa prej tyre dëshirojnë të krijojnë përfitime individuale a banesore, shumë të tjerë se kjo mbetet shpeshherë e vetmja mënyrë e mbijetesës në treg. Është interesante se gjatë hulumtimit bizneset kanë identifikuar sistemin e drejtësisë si problemin kryesor me të cilin ballafaqohet Kosova”, tha Zeka.

Kurse udhëheqësi i Institutit për Hulumtime Ekonomike të Odës Amerikane Visar Hapçiu, tha se asnjë nga të anketuarit nuk është përgjigjur se korrupsioni nuk është i pranishëm në vend, e që kjo sipas tij duhet të jetë edhe sinjal që vendi ka arritur në një pikë kritike në aspektin e korrupsionit.

“Sfida kryesore ka qenë sistemi gjyqësor jo efikas. Mirëpo ajo çka është më shqetësuese është identifikuar edhe prania e lartë e korrupsionit. Krahas këtyre një pjesë e madhe e respodentëve i kanë vënë rëndësi të veçantë sistemit arsimor të pazhvilluar edhe vështirësive në gjetjen e kuadrove të pakualifikuar në veprimtaritë e tyre. Bizneset janë pyetur edhe sa e shohin korrupsionin si problem serioz në vend dhe mund të shihet edhe nga drafti se 90 për qind e anketuarve e shohin korrupsionin si problem serioz në vend dhe asnjë nga ta nuk është përgjigjur se korrupsioni është pothuajse i papranishëm dhe në rrethana të tilla nuk përbënë problem për vendin. Kjo ndoshta duhet të jetë edhe sinjal që në vërtetë e kemi arritur një pikë shumë kritike në aspektin e korrupsionit dhe duhet adresuar si fenomen”, ka treguar Hapçiu.

Në prezantimin e këtij hulumtimi ku korrupsioni dhe sundimi i ligjit po është problem kryesor, i pranishëm ishte edhe ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Abelard Tahiri. I cili apeloi për partneritet mes sektorit privat dhe ministrisë që ai drejton, në mënyrë që të kenë bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit.

Rreziku i korrupsionit po nis me prokurimin dhe planifikimin e prokurimit, kështu është shprehur Artan Canhasi nga USAID. Problem tjetër sipas Canhasit është edhe përshtatja e specifikave teknike nga ana e Autoritetit Kontraktues për t’i dhënë dikujt një tender.

“Mund të themi se nga rreziqet ndaj korrupsionit gjithçka fillon me prokurim dhe planifikim të prokurimit dhe e kemi vërejtur këtë në shumë situata. Kjo është vërejtur edhe në një komunë ku psh, ka filluar me vonesë procedurat e prokurimit për pastrimin e borës dhe pas një hulumtimi të kësaj komune në OSHP kanë përfunduar pa asnjë kompani…kemi vërejtur që ekziston një problem me mungesë të kapaciteteve për të hartuar specifika teknike. Në njërën anë ka mungesë të njohurisë por në anën tjetër shpeshherë këto specifika përshtaten në mënyrë t’i jepet një tender dikujt që dëshiron ai Autoritet Kontraktues”, tha Canhasi.

Ndërsa, Albert Avdiu nga UNDP, bëri të ditur se 98 për qind e bizneseve kanë deklaruar se problem kryesor është korrupsioni, derisa 52 për qind e tyre kanë pranuar se kanë ndeshur me të.

Kurse Shaip Havolli tha se nga Agjencioni Kundër Korrupsion po ndihmon operatorët në parandalimin e korrupsionit.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending