Aktuale
85 për qind e bizneseve nuk raportojnë korrupsionin

Me qëllim të matjes së përceptimit të bizneseve mbi korrupsionin, institucionet në të cilat ai është më shumë i pranishëm si dhe veprimet që ndërmerren nga ana e institucioneve për të luftuar korrupsionin Oda Ekonomike Amerikane ka kryer studimin e 214 biznese të sektorëve të ndryshëm prirë nga bizneset me afër 35 për qind, pasuar nga bizneset tregtare me rreth 30 për qind, shërbime profesionale me 20 për qind, të teknologjisë së informacionit me 6 për qind, ndërtimtarisë me rreth 5 për qind dhe biznese të tjera.
Bizneset kanë theksuar se sfida kryesore e të bërit biznes është sundimi i ligjit dhe korrupsioni.
Ku sipas raportit del që rreth 75 për qind e bizneseve besojnë se arsyeja pse bizneset janë përfshirë ne korrupsion është për të siguruar trajtim më të favorshëm në procedurat e hapura konkurruese.
Ndërsa 88 për qind e bizneseve besojnë që korrupsioni është i pranishëm ne aktivitetet e prokurimit publik.
Por që shqetësuese është paraqitur se vetëm 85 për qind e bizneseve nuk raportojnë korrupsionin.
Në anën tjetër ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, premtoi partneritet mes ministrisë që drejton dhe sektorit privat.
“Sektori privat pritet të jetë gjeneruesi më i mirë i të mirave materiale. Është i nevojshëm një shtet ligjor. Në Kosovë korrupsioni dhe miton, shkelësit e ligjit i përdorin për të shkelur parimin me të cilin funksionon demokracia. Angazhohemi që të përdorim politika legjislative. Kodi penal i cili do të miratohet ka rritur masat e ndëshkimit. Një risi është suspendimi nga puna e zyrtarëve të përfshirë në korrupsion. Këto ligje definojnë qartë rolin e secilit akter. 0 tolerancë ndaj korrupsionit. Këto ligje duhet t iu shërbejnë të gjithëve. Thërras për partneritet mes sektorit privat dhe Ministrisë së Drejtësisë.Gjithë hapat që i kemi marrë nuk presim të japin rezultatet brenda ditës. Jam i bindur se në një të ardhme do të japin rezultat”, është shprehur Tahiri.
Kurse Shaip Havolli nga Agjencioni Kundër Korrupsion ka kërkuar bashkëpunim edhe nga bizneset qe të bëjnë presion për të luftuar dukurinë e korrupsionit.
Ndërsa, Artan Canhasi nga USAID ka kërkuar që të jenë transparentë dhe të publikojnë kontratat.
Gjithashtu tha se Prokurimi është problematik dhe se rreziqet e prokurimit fillon nga planifikimi i prokurimit.
“Rreziqet e korrupsionit fillojnë me planifikim të prokurimit. Për shembull ka të bëjë që procedurat e prokurimit publik për pastrimin e borës është hapur me vonesë. Kemi vërejtur edhe përshtatjen e kushteve për një operator ekonomik.
Sa i përket OsHp ka probleme sa i përket vendimeve të këtij organi. Pika kritike është se ka mungesë të mbikqyrjes së autoriteteve kontraktuese për një tender”, tha Visar Hapçiu i cili prezantoi raportin tha se llojet më të prekurat të korrupsionit është nepotizmi dhe klerenterizmi kjo e fundit qe ka të bëjë me përshtatjen e kushteve për procedurat e prokurimit për një tender.
Me përqindje e dukshme me të vogël se korrupsioni nuk është i pranishëm janë vlerësuar OSHP me 2 për qind, Prokuroria 3 për qind dhe ministria e linjës 3 për qind.
90 për qind e bizneseve mendojnë që ka korrupsion të shprehur në prokurim publik.
