Connect with us

Aktuale

81 ushtarët e Kosovës në krah të vëllezërve shqiptarë po ndërtojnë urat e dëmtuara në Shqipëri

Published

on

Dikush i krahasoi ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me burrat e Isa Boletinit. Një fotografi shihej radha e gjatë e mjeteve dhe ushtarëve që shkonin në Shqipëri, e pranë asaj fotografie tjetra tregonte ardhjen e Isa Boletinit në Vlorë.

Shkëndije Ahmeti

Shkuarjet e dy palëve kanë qëllime të ndryshme. Teksa dikur shkohej që të pavarësohej Shqipëria, sot djemtë nga Kosova shkojnë t’u ndihmojnë vëllezërve të tyre.

Përmbytjet nga shiu disaditësh në Shqipëri bënë që shumë ura të dëmtoheshin. Disa më të mëdha, e disa më të vogla, por që efektin e kishin shumë të madh. Në krah të Ushtrisë Shqiptare, veçse ishin nisur ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndërtimi.info ka kërkuar informacione shtesë nga Ministria e Forcës së Sigurisë për misionin humanitar dhe ka kuptuar se ata janë nisur për ndërtimin e 50 metrave urë. Ura e parë që ka ndërtuar FSK-ja është në Delvinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala për Ndërtimi.info ka treguar se me 6 dhjetor në Shqipëri kanë zbarkuar ekipi i FSK-së prej katër pjesëtarëve dhe 1 automjet për rikonacion dhe vlerësim.

Ndërsa, me datën 7 dhe 8 dhjetor ka zbarkuar konvoji prej 81 pjesëtarëve dhe 40 automjeteve për transportin e konstruksionit të urës metalike, mjeteve dhe pajisjeve për montim të urës nga Batalioni i Xhenios si dhe ekipet mbështetëse për komunikim, ekip mjekësor, ekip i policisë së forcës si dhe ekipi i specialistëve për ndërtim.

Shala ka treguar se me 9 dhjetor konstruksioni i urës është shkarkuar me mjete dhe pajisje për montim.

Me datën 09.12.2017. Konstruksioni i urës është shkarkuar me mjetet dhe pajisjet për montim. Aktualisht në Shqipëri qëndrojnë 9 pjesëtarë, konstruksioni i urës dhe pajisjet për montim te urës. Pjesëtarët tjerë janë kthyer në Kosovë”, ka treguar Shala. Pjesëtarët e FSK-së do të qëndrojnë në Shqipëri deri vendimin e autoriteteve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për ndërtimin e urës montuese.

Atasheu Ushtarak në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Enver Dugolli ka takuar nga afër pjesëtarët e FSK-së të cilët ofruan ndihmë në sanimin e pasojave të shkaktuara nga vërshimet në shumë pjesë të Shqipërisë.

Ai përmes një shkrimi në “Facebook” ka dhënë detaje nga puna që po bëhet në Shqipëri ku ka theksuar se ekipet e ekspertëve të FSK-së dhe FASH kanë kryet inspektimet dhe vlerësimet për ndërtimin e urës mbi 50 metra.

Ishte kënaqësi të takoja këta pjesëtarë të FSK-së të cilët për një javë rresht ofruan ndihmë në sanimin e pasojave të shkaktuara nga vërshimet në shumë pjesë të Shqipërisë! Këta djem të shkëlqyer të FSK-së, së bashku me Xhenieret e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ndërtuan urë në Delvinë, si dhe ekipi i ekspertëve të FSK-së, kryen inspektime dhe vlerësime për ndërtimin edhe të një ure mbi 50 metrash të ofruar ndihmë nga FSK”, ka shkruar Dugolli, përcjellë Ndërtimi.com

Ndërsa misioni sipas zëdhënësit të FSK-së mund të vazhdojë së paku edhe dy javë. Gjithashtu personeli mund të shtohet atje, varësisht nga dinamika e ndërtimit. Kjo ndihmë vjen si përgjigje e nevojës në të cilën Shqipëria u ndodh pas përmbytjeve të ditëve të fundit, ku u dëmtuan rëndë mbi 65 ura./ndertimi.info/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending