Uncategorized
8 ide interesante për tavolina mesi në shtëpi
Tavolinat e mesit sherbejne per disa qellime, nga plotësimi i pamjes deri tek magazinimi dhe paraqitja. Ato janë më se të nevojshme në një hapësirë. Çështja është se cili stil do të përshtatej dhomen tuaj te ndenjes?
A duhet të shkoni me të drunjtën me këmbë të shkurtra, me të metaltën me sipërfaqe të qelqtë; a duhet të jetë e rrumbullakët, katrore apo drejtkëndëshe? Opsionet janë të pafundme dhe nganjëherë mund t’ju ngatërrojnë. Ja disa ide kreative për një shtëpi me stil!
1.Tavolinë xhami e tejdukshme
Kjo tavolinë është frymëzuar nga kaosi i organizuar dhe i pranishëm në çdo formë normale në botë. Tabela përmban pjesët individuale prej kompensate të vendosura, për të formuar forma interesante. Dizajni i përgjithshëm i tavolinës është i hijshëm dhe të jep një vështrim ultra-modern në një tryezë tradicionale kafeje me një bazë prej druri.
2. Mesa M3
Në vështrim të parë tavolina Mesa M3 do t’ju magjepsë me formacionet e ndërlikuara të projektimit dhe format e saja gjeometrike. Kjo tavolinë përmban modele natyrore ashtu si ato që gjenden në fushat bimore, shtazore dhe minerale. Kjo tavolinë kafeje përmban nëntë shtresa prej druri panje të gdhendur individualisht në mënyrë të përshtatshme, për të formuar një kryevepër skulpturore. Duke u frymëzuar nga modelet e projektimit të gjetura në shumë elemente natyrore si lëvoret e durëve, projektuesi ka krijuar këtë model mrekullueshëm të quajtur Mesa M3.
3. Një “sofër” moderne
Kjo tavolinë e drunjtë ka një dizajn në formë vezë që është e rastësishme dhe mjaft elegant. E bërë me dru arre ose gështenje, kjo tavoline e ulët është e lehtë dhe vjen me një pjesë mbështetëse prej çeliku në ngjyra blu, gri dhe të bardhë. Por mbi të gjitha të jep idenë e një “sofre”, por e përshtatur me kohën.
4. Tavolinë mesi me dru panje
Kjo tavolinë është e dizejnuar rastësisht në këtë formë, dhe është unike. Duke përdorur një teknike të thjeshtë me këmbë të lakuara dhe një unazë në mes që lidh të dyja pjesët e tavolinës. Rezultati është një tabelë vizualisht e kënaqshme dhe një skulpturë magjepsëse në dru.
5. Tavolinë kafeje si “guralec”
Kjo tavolinë është projektuar nga Mikhail Belyaev, ka formën e një guraleci dhe përmban një dizajn unik gjysmë oval me një shkëlqim dhe fund të bardhë. Megjithatë, ajo që e bën këtë tavolinë kafeje unike është opsioni i magazinimit në pjesën e poshtme të tavolinës pa kompromentuar cilësisë në asnjë mënyrë.
6. Tavolina e kafesë “Human Emotions”
E gëdhendur nga druri i bambusë, arrës dhe me pleksiglas, kjo tavolinë kreative është hartuar nga Andrei Hakhovich dhe Gradient Matter (një studio projektimi). Bashkimi i këtyre drurësh me copa individuale ka sjellë më së miri një ide në art. Krijuesit e kësaj tavolinë kanë zbuluar se ata kishin për qëllim që të shfaqnin çdo emocion të mundshëm njerëzor.
7.Tavolinë e bërë me beton dhe xham
Duke e parë më shumë si një skulpturë të pavarur, kjo tavolinë është e sigurtë që do të plotësojë një pjesë të dekorit në shtëpinë tuaj. Projektuar nga Ben Young, tavolina e kafesë vjenme një bazë betoni, dhe një pjesë xhami të betonizuar, duke krijuar një copëz arti tepër frymëzuese.
8.Tavolinë mesi fluide
Kjo tavolinë ka një formë mjaft interesante të një strukture organike. Tavolina është e bërë nga disa materiale, duke përfshirë bronzin, kuarcin, bakërin, mermerin, drurin, metalin dhe pleksiglas.