Aktuale
7 qytetet më të shëndetshme për të jetuar në të gjithë botën, sipas “Hindustantime”

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 31 tetorin si Ditën Botërore të Qyteteve, që si synim ka nxitjen e bashkëpunimit midis vendeve dhe adresimin e sfidave të urbanizmit, duke kontribuar kështu në një zhvillim të qëndrueshëm urban.
Nuk ka dyshim se urbanizmi luan rol të rëndësishëm në shëndetin e banorëve, ku disa qytete janë më të zhvilluara se të tjerat.
Më poshtë mund t’i gjeni të listuara qyetet më të shëndetshme për të jetuar sipas “Hindustantime”, përcjellë Ndërtimi.info.
Amsterdami: Ky qytet renditet i pari në një studim të bërë nga agjencia Spotahome, e cila analizoi të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, TripAdvisor dhe CIA World Factbook për të vlerësuar çdo qytet për shëndetin, disponueshmërinë, cilësinë e ajrit dhe gjelbërimin.
Adelaide: Vetëm 1.38% e të rriturve në këtë qytet australian kanë obezitet, ndërsa cilësia e ajrit dhe ujit është 8.88%.
Sevilje: Qyteti spanjoll drejton një program të suksesshëm për bicikleta, një mjet që përdoret jashtëzakonisht shumë dhe banorët janë të ekspozuar ndaj vetëm 7.1 mikrogramë të ndotjes.
Oslo: Ky qytet në Norvegji ka vdekshmëri të ulët të foshnjave prej 2.5 vdekje të foshnjave nga rreth 1,000 lindje. Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit është gjithashtu vetëm 5.6 mikrogramë për metër kub.
Stokholm: Qyteti suedez ka bërë shumë punë për të reduktuar emetimet e gazrave dhe nivelet e ndotjes së ajrit. Banorët janë gjithashtu të ekspozuar ndaj vetëm 7 mikrogramë ndotje, që është ndër më të ultat në botë.
Mynih: Njihet për pastërtinë dhe për sasinë shumë të ulët të ndotjes së ajrit. Edhe ky qytet kosiderohet jashtëzakonisht i shëndetshëm për të jetuar.
Tokushima: Në këtë qytet të Japonisë jetëgjatësia mesatare e banorëve është deri në 84 vjet. Ajo karakterizohet për florën dhe faunën e mrekullueshme dhe për shkallën e ulët të vdekshmërisë foshnjore n137 vetëm 2.7./Ndërtimi.info/
